• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Autoriteti i Konkurrencës: Shtrenjtimi i paketave nga operatorët celularë sjellje e bashkërenduar

14 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Autoriteti i Konkurrencës ka mbyllur pa masa ndëshkuese hetimin e thelluar në tregun e telefonisë celulare. Hetimi u hap në shkurt të këtij viti, pasi të tre operatorët celularë rritën brenda një periudhe të shkurtër çmimin e paketave 30-ditore dhe vlerën minimale të rimbushjeve për përdoruesit me parapagesë.

Nga hetimi i thelluar, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se veprimet e mësipërme përbëjnë sjellje të bashkërenduar, sipas parashikimeve të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Autoriteti është referuar në vendim te neni 4 i ligjit, që përkufizon marrëveshjet e ndaluara dhe përcakton se “ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”.

Pavarësisht nga kjo, Autoriteti i Konkurrencës nuk ka vendosur masa ndëshkuese, por ka preferuar të përdorë si mekanizëm rregullues marrjen e angazhimeve me shkrim nga tre ndërmarrjet që veprojnë në tregun e komunikimeve celulare.

Angazhimet e ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom, të miratuara nga Autoriteti i Konkurrencës, kanë në fokus të përbashkët transparencën ndaj konsumatorëve dhe institucioneve mbikëqyrëse, paketa me çmime të përballueshme për përdoruesit me të ardhura më të ulëta dhe ofrim i një kapaciteti më të madh të internetit nga rrjetet celulare.

Në periudhën kohore 30 Janar – 11 Shkurt 2020, të tre operatorët celularë kanë hedhur në treg paketat e reja standarde 30-ditore me parapagesë, me një rritje çmimi prej 200 lekësh, si dhe kanë rritur vlerën minimale për rimbushjeje, nga 100 në 200 lekë.

Më datë 14 shkurt, Autoriteti i Konkurrencës vendosi marrjen e masës së përkohshme për ndërprerjen e menjëhershme të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë. Operatorët e respektuan vendimin, duke i tërhequr paketat e reja. Zbatimi i masave të përkohshme mund të jetë marrë parasysh nga Komisioni i Konkurrencës në vendimin final të hetimit për të mos aplikuar gjobë ndaj tre ndërmarrjeve, pavarësisht konstatimit të ekzistencës së një sjelljeje të bashkërenduar. /Monitor

Paraardhëse

Arjola Demiri pranon hapur synimet e saj, zbulon çfarë qëndron pas vendimit për t’u deputete nën siglën e PS

Pasardhëse

Bie bora e parë në vendin tonë, kjo zonë e Shqipërisë u mbulua sot nga manteli i bardhë (FOTO)

Pasardhëse

Bie bora e parë në vendin tonë, kjo zonë e Shqipërisë u mbulua sot nga manteli i bardhë (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.