• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Skënderi bën deklaratën e fortë: Kjo parti është e përgatitur që të dalë e vetme në garë

13 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arben Skënderi i Bindjes Demokratike, i ftuar në studion e “Ditari” në A2, u shpreh se kjo parti është e përgatitur që të dalë e vetme në garë, por nuk përjashtoi asnjë bashkëpunim “mbi bazën e principeve dhe ndershmërisë”.

“Ne jemi përgatitur të dalim të vetëm në garë, pastaj, çdo lloj bashkimi parazgjedhor mbi bazën e principeve dhe ndershmërisë, jemi të hapur të bashkëpunojmë. Ne nuk përjashtojmë askënd, por larguam mundësinë e bashkëpunimit me shkaktarët e gjendjes ku ndodhet sot Shqipëria. Nuk mund të bashkëpunojmë me njerëz që tjetër gjë thonë sot e tjetër nesër. Këta njerëz nuk e kanë fare problem që të kthejnë çdo gjë në pazar”, – tha Skënderi.

Ai shtoi: “Ne i kemi qëndruar që në fillim idesë se njerëzit duhet të kenë në Parlament rezultatin e votës së tyre dhe të mos kemi më allishverishe. Nëse këta e bllokojnë me ligj në Kuvend, këtë gjë ne duam ta bëjmë brenda familjes sonë. Njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet të ndalojmë marifetet me hapjen apo jo të listave”.

Sipas Skënderit, të gjitha parashikimet që ka bërë Bindja Demokratike kanë dalë të sakta: “Në 30 qershor pati një bullizëm të theksuar ndaj Bindjes Demokratike, por dolën të gjitha ato që kishim parashikuar. Sot, opozita do të futet në zgjedhje me më pak të drejta dhe me më pak hapësira veprimi”.

Më tej, Skënderi tregoi prioritetet e Bindjes Demokratike: “BD e ka sot prioritetin për një program të saktë dhe të besueshëm. E rëndësishme është që jemi shtrirë në nivel kapilar në të gjithë vendin. Njerëzit janë të lodhur dhe të mashtruar. Në takimet e para të një partie të re, shikon mosbesimin në sytë e njerëzve. Ne nuk duhet të kufizohemi te zgjidhja e hallit të shqiptarëve, por duhet të mendojmë për frymën që duhet të përcjellim, çfarë do të ndodhë në 30 vitet e ardhshme”.

Paraardhëse

I tregojnë emrin që do të zëvendësojë kryeministrin Rama, Frrok Çupi tregon se çfarë po ndodh brenda PS-së

Pasardhëse

“S’më ka ardhur ofertë politike”, deklarata befasuese e Ylli Manjanit: Do të bashkëpunoja edhe me PS-në

Pasardhëse

"S’më ka ardhur ofertë politike", deklarata befasuese e Ylli Manjanit: Do të bashkëpunoja edhe me PS-në

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.