Të premten Partia Socialiste mbajti asamblenë kombëtare, ku Rama mbajti një fjalim rreth 2 orë ku nuk la pa sulmuar as presidentin Ilir Meta.
I ftuar në emisionin ‘Open’, Kreshnik Spahiu thotë se Rama do të ndjekë një shëmbull si të Zaev duke mos qenë kryeministër në ditën e zgjedhjeve.
“Pasi Shqipëria të kalojë stafetën e udhëheqjes së OSBE, Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve. Pra Rama do ndjekë shembullin e Zaevit, ku ditën e zgjedhjeve nuk do të jetë kryeministër”, tha Spahiu.
Po qeverinë teknike e kërkoi opozita dhe Rama nuk e pranoi?- e pyeti Eni Vasili.
“Është strategji e Ramës. Kështu ai tenton të fitojë edhe më ndërkombëtarët”, shtoi Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post