• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Maliqi e lëshon gojën keq dhe ka një propozim për Ramën

12 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Lefter Maliqi e ka lëshuar gojën keq ndaj kryeministrit Rama përmes një postimi në rrjete sociale. Maliqi shkruan se nuk ka vend në botë që një kryeministër që ka keqqeverisur për 8 vite me radhë, të kërkojë një mandat të tretë.

Jo vetëm kaq, por Maliqi i sugjeron Ramës të mbyllet në bunkerin e tij në Surrel dhe të merret me pikturat e tij.

Postimi i plotë:

“Bojkotojeni këtë Kryemafioz që vazhdon të tallet me shqiptarët, duke bërë fushatë me brekushe, dajre e humor kaps…

Të dashur miq!

Kryemafiozi i ashtuquajtur Kryeministër, pasi e zhvati dhe e rropati këtë vend, po tallet në mënyrën më të neveritshme me shqiptarët.

Ashtu si në 2017-ën, ky njeri po bën fushatë vetëm me muhabete kafeneje dhe të degjeneruara, pa asnjë program zhvillimi.

Në fakt, ky edhe programin më perfekt të hartojë, s’ka njeri mbi tokë që e beson apo e merr më seriozisht.

Por përtej kësaj, ky Kryemafioz po kërkon mandatin e tretë vetëm duke marrë një mikrofon në dorë e duke folur çfarë i vjen për mbarë një të diagnostikuari me ‘probleme mendore’, me batuta bajate, me humor kaps, e me një gjuhë ordinere ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Ku ka vend në botë, që një Kryeministër, pasi ka keqqeverisur 8 vite, kërkon një mandat të tretë, duke bërë një fushatë vetëm me brekushe-çitjane, e me fjalime lajthitëse të degjeneruara.

Pas tepsisë, kërkoi timonin me brekushet e Enverit dhe pa asnjë program, duke e kthyer skenën e fushatës në një parodi të nivelit karagjoz.

Ky del para shqiptarëve si Kryetar i Rilindjes, dhe tallet me një gjuhë ordinere, e në fund duartrokitet dhe gajasë vetëm çetën e tij të korruptuar, sepse socialistëve i vjen turp kur e dëgjojnë, e jo më ta votojnë.

Pasi janë braktisur e grabitur për 8 vite, shqiptarët kanë nevojë të dëgjojnë alternativ qeverisëse, me program si në çdo vend normal të botës, e jo të dëgjojnë karagjozlliqet e këtij Kryemafiozi 24 orë në ditë.

Duke parë opozitën përditë që ofron alternativën e detajuar e me fokus ekonominë, që ky e ka grabitur e ndarë me bandat dhe oligarkët e tij, ky Kryemafioz po ziliqoset dhe ka filluar që sa hapë sytë në mëngjes, urdhëron ushtarët e tij të prrallisin ndonjë gjë në Facebook, me gjoja investimet imagjinare që ka bërë qeveria e Rilindjes.

Koha kur bëje fushtë për tepsi e timon, me brekushe e humor kaps, ka përfunduar.

Ti o Kryemafioz, edhe po të blesh gjithë ekspertët më të mirë në planet, për të hartuar një program dinjitoz qeverisjeje, ti nuk ke më shpëtim, sepse CV-ja jote e 2 mandateve është bloz.

Prandaj, unë them që as fushatë të mos bësh, por mbyllu në bunkerin tënd të vetmisë e përbuzjes së madhe, dhe zhgarravit ndonjë pikturë si ato që do të ti grisin sapo të hyjnë në zyrën tënde për të qeverisur pas 25 prillit.” – ka shkruar Maliqi.

Bojkotojeni këtë Kryemafioz që vazhdon të tallet me shqiptarët, duke bërë fushatë me brekushe, dajre e humor kaps…

Të…

Posted by Lefter Maliqi on Monday, October 12, 2020

Paraardhëse

Rama bën lëvizjen e menjëhershme pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare, zbulohet çfarë do të ndodhë sot në selinë e PS

Pasardhëse

Trashëgimtari më i vogël i ‘Top Channel’ feston 1-vjetorin, publikohen pamjet nga festa magjike (FOTO)

Pasardhëse

Trashëgimtari më i vogël i ‘Top Channel’ feston 1-vjetorin, publikohen pamjet nga festa magjike (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.