• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Cep më cep”, pas takimit me Oliver Verhely, kryeministri paralajmëron aksione të tjera policore si ai i Karaçevës

8 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi ka dhënë detaje nga plani i investimeve për Ballkanin Perëndimor, për të cilin ka thënë se do të rrisë ekonominë e rajonit, ndërkohë që ka kërkuar nga Kosova përshpejtim në reforma.

Ai pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë ku njoftoi se janë 9 miliardë euro grante që u jepen vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të investimeve për këto vende.

Komisionari i BE-së ka thënë se plani i investimeve ekonomike pritet të rrisë ekonominë e rajonit deri në 5%, që sipas tij është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike.

“Plani i investimeve ekomomike mund të jetë një ndryshim i lojës për rajonin dhe mund të ndryshojë peizazhin në këtë rajon brenda katër deri në pesë vite, siç theksoi edhe kryeministri, ne po ndajmë 9 milionë euro grante dhe me koordinimin me institucionet ndërkombëtare financiare, si partner tanë, do të krijojmë edhe 20 miliardë shtesë për rajonin. Presim që ky plan do të rrisë ekonominë e rajonit për 3 deri 5 për qind dhe ky është kontribut i konsiderueshëm për rimëkëmbjen ekonomike”, – tha ai.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi tha se kërkojnë nga Kosova që të përshpejtojë reformat.

“Sot është ditë e madhe për ne dhe shpresoj që e konsideroni si të tillë, si ofertë të madhe nga ana jonë dhe si çdo ofertë tjetër vjen me disa kërkesa. Kërkesa është të përshpejtoni reformat, sepse këto investime shkojnë së bashku me përpjekjet për reforma. E di që qeveria juaj është mjaft e angazhuar por gjithashtu duhet të zotohet dhe angazhohet më shumë në përshpejtimin e punës në reforma në lidhje me ligjin, por gjithashtu na duhen të gjitha kapacitetet e nevojshme të jenë funksionale për t’i shfrytëzuar këto fonde”, ka thënë Varheyli.

Kryeministri Hoti kur përmendi raportin e progresit të cilin Kosova e pranoi një ditë më parë, tha se qeveria e drejtuar nga ai e ka hequr fjalën korrupsion nga diskursi publik.

“Në katër muaj të qeverisjes sonë fjalën korrupsion e kemi larguar nga diskursi publik, dhe kemi treguar vendosmëri të madhe në luftimin e krimit të organizuar. Aksionet që janë zhvilluara para dy jave vazhdojnë ende e do të shihni edhe tjerat në ditët në vijim në gjithë vendin pa përjashtim, për të vendosur rend e ligj, cep më cep, me mbështetje të partnerëve tanë ndërkombëtar”, tha Hoti.

Ndërsa përmendi edhe projektet në të investohet më fondet e Bashkimit Evropian.

“Projektet që kemi propozuar si qeveri për t’u bërë pjesë e këtij plani të investimeve për Ballkanin perëndimor janë përfshirë plotësisht, përfshirë këtu autostradën Prishtinë-Merdarë, hekurudhën Prishtinë-Merdarë, gazpërçuesin nga Maqedonia e Veriut, trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, fazën e dytë të Ibër- Lepencit dhe projekte të tjera”, tha Hoti kur përmendi projektet në të cilat do të investohet.

Hoti tha se ka siguruar komisionarin evropian që Kosova do të çojë përpara reformën e agjendës evropiane.

Paraardhëse

Konflikti në Nago-Karabak, Franca vijon t’i “trembet” Turqisë

Pasardhëse

“Me lekët e babit!” Vajzës së Niko Peleshit i bëhet pyetja e sikletshme, ja si përgjigjet bukuroshja

Pasardhëse

“Me lekët e babit!” Vajzës së Niko Peleshit i bëhet pyetja e sikletshme, ja si përgjigjet bukuroshja

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.