• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Veliaj: Nga Basha janë të gjithë të zhgënjyer, njeri pa kurajo. Pa Berishën s’vijmë në pushtet

5 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD-së që u la jashtë listës së Beratit për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 2021, Astrit Veliaj, ka thënë se është i zhgënjyer nga ky vendim, pasi ai e cilëson veten si një nga kontribuesit më të mëdhenj të PD ndër vite.

Veliaj gjatë një interviste për gazetarin Besart Jacaj në Report TV, tha se Basha është njeri i formuar dhe me parime perëndimore, por nuk ka vullnet të ndëshkojë pandershmërinë, si fillim brenda partisë.

Ai më tej tha se Berisha është lideri historik i PD, dhe se pa të partia blu nuk vjen kurrë në pushtet.

Pyetje: A ndiheni i zhgënjyer nga vendimi i përjashtimit nga lista në qytetin e Beratit?

Veliaj: Nuk jam i zhgënjyer vetëm unë, por të gjithë demokratët e Beratit, të gjithë ata që kanë shpresë se vendi do të bëhet më mirë.

Megjithatë, unë gjithmonë jam ndjerë deputetë, nuk më ka bërë karrigia deputetë. Më herët si biznesmen kam ndimuar persona me aftësi ndryshi, persona në nevojë. Më bën zemra dhe ndjenja ime të jem deputetë, jo karrigia. Unë jam kontribues në PD gjithë këto vite.

Pyetje: A keni pasur kontakte me Bashën para dhe pas kësaj?

Veliaj: Unë me Bashën nuk kam pasur kontakt as para as mbrapa. Raportohet kanë qenë herë të afërta herë të largëta. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj tij, kur shkelte parimet. Kam qenë pjesë e debatit ne grupin parlamentar. Kam qenë kritik për kapjen e bazës nga njerës meskinë.

Dhe Basha më thoshte s’është puna jote. Mos u merr me atë punë ti. Pandëshkueshëmria e liderit ndaj këtyre njerëzve ka sjellë këtë situatë. Nuk mendoj që Basha është i painformuar për çfarëdo ka ndodhur, por pamundësia e tij për të vepruar e ka sjellë këtë situatë.

Basha është njeri perëndimor, i kultivuar jashtë, është temperuar shumë gjatë këtyre viteve, por i mungon kurajo për të luftuar pandershmërinë. Të paktën të marrë modelin e Kosovës ose Maqedonisë, kryetari i partisë të delegojë kryeministrin.

Mendoj që më mirë se Basha nuk ka kush e bën tjetër, se s’dua të them emra, por i duhet vullnet, pasi është i formuar. Të fusi një model të ri, ta mbyllë këtë histori 30-vjeçare, unë dhe s’ka tjetër.

Do lartësojë veten. Do jetë mbi kryeministrin. Do jetë gjë e madhe. Ai sot nuk kontrollon dot bazën, baza është shthurur. Ka ikur koha e një lideri autoritar, por dhe mënyra se si funksionon basha e ka shthurur bazën. Nuk ka ndëshkueshmëri ndaj pandershmërisë.

Pa ndihmën e Berishës PD nuk vjen në pushtet. Ai është njeriu më i pushtetshëm sot për sot. Ka një elektorat shumë të konsiderueshëm. Do mbetet në histori për artin që ka bërë. Uroj që ta bëjë dhe Basha këtë gjë

Paraardhëse

“Shqiptarkë”, ministri serb nuk heq dorë, bën një tjetër deklaratë të fortë ndaj shqiptarëve: Ja si do t’i quaj

Pasardhëse

Deputeti “xhentëlmen” që zëvendësoi Berishën, “gjen zgjidhjen” për kufirin detar me Shqipërinë

Pasardhëse

Deputeti "xhentëlmen" që zëvendësoi Berishën, “gjen zgjidhjen” për kufirin detar me Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”,...

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.