• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ministri serb “prish gojën” dhe fyen shqiptarët, kryeministri i kërkon llogari Vuçiçit

3 October, 2020
në Aktualitet
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama reagon për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Vulin lidhur me portin e Durrësit. Rama përmes një postimi në Twitter i ka kërkuar llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë “Shqipërinë e Madhe” , referuar këtu diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e djeshme.

Rama i ka bërë tag Vuçiç dhe teksa e pyet, shkruan se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë ministrin për këtë shfaqje të mjerë.

“Vuçiç, Aa është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim“, shkruan Rama.

Vulin akuzon Edi Ramën se po vazhdon punën për krijimin e një “Shqipërie të Madhe”. Ai reagon gjithashtu ndaj Bashkimit Evropian që sipas tij, ka heshtur deri më tani, duke mos bërë asgje.

Ministri serb i mbrojtjes tha se po përsëritet ajo që ai e quajti “gënjeshtra që përsëritet se “Shqipëria e Madhe” është një Shqipëri e natyrshme dhe se serbët e bashkuar në një shtet janë një kërcënim për paqen”.

Gjithashtu ministri serb në reagimin e tij një ditë më parë ka përdorur fjalën fyese ndaj shqiptarëve, “shiptar” ose “Albanac”, në serbisht.

Vulin foli për provokime të reja nga Rama, duke thënë se “”Shqipëria e Madhe” është njoftim i një katastrofe të madhe, thyerje dhe shkatërrimi të shteteve dhe kombeve në Ballkan.”

“Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe” dhe sa më shpejt të bashkohemi institucionalisht, aq më shpejt do të fillojë koha e paqes në Ballkan. Atë që ua jepni Shqiptarëve, nuk mund t’ua ndaloni serbëve,” ka thënë ministri serb.e.su./abcnews.al

Paraardhëse

“Mbani frymën” Greqia i tregon forcën Turqisë, stërvitje ushtarake mbi Egje (FOTO)

Pasardhëse

iPhone 12 do të ketë 4 modele, çmimi do të nisë nga 649$ (FOTO)

Pasardhëse

iPhone 12 do të ketë 4 modele, çmimi do të nisë nga 649$ (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një...

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.