Kryebashkiaku i Tiranës dhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha sot në Asamblenë socialiste të Njësisë 2, se Lulzim Basha është i pabesueshëm, kurse PD dhe LSI nuk japin asnjë garanci për qytetarët, duke qenë se i tradhëtuan votuesin e tyre duke ikur nga Parlamenti.
Pasi solli në vëmendje premtimet e kreut demokrat në protestat për Unazën e Madhe dhe Rrugën e Kombit, Veliaj shtoi se çdo protestë e nisur nga PD është lënë përgjysmë sapo është vjelë “gjoba” e radhës.
“Pyetja ime për Lul Bashën është: Premtoi që do të bënte harakiri për Astirin, pse e la protestën? A mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve? Unë jam gati ta provoj këtë. Kam fituar çdo gjyq për shpifje. Pra, nëse një nga biznesmenët jep makinë, ai e lë protestën. Pse e la protestën e Rrugës së Kombit? Çfarë mori që e la protestën? Pse e la protestën për Farkën? Sa vila mori tek fshatrat e të pasurve në Lundër? Sa vila mori? Deri dje, ai që bënte vila ishte oligark. Pse i lënë këta të gjitha protestat?”, pyeti Veliaj.
Diskutime rreth kësaj post