• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim i dërgoi ultimatumin e prerë politikës shqiptare, Manjani nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e papritur

29 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas deklaratës së fortë të ambasadores Yuri Kim që iu bëri dje thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë në ndryshimet Kushtetuese, ka ardhur reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Manjani shkruan se ‘ndershmëria e zgjedhjeve vjen në radhë të parë nga rregullat e lojës. Kur ato janë të hartuara dhe aprovuar me konsensus garancia për zgjedhje të ndershme është e madhe. Në të kundërt, zgjedhjet me ligje të njëanshme janë të cunguara dhe me mundësi të larta për të mos qenë të ndershme, pra FAIR.’

Postimi i plotë:

“Po, zgjedhjet janë çështje ndershmërie!

Pa dyshim që është çështje e të qënit FAIR, dmth të ndershëm, kjo puna e zgjedhjeve. FREE, FAIR AND DEMOCATIC janë tre fjalët kyç të vlerësimit të çdo çalë zgjdhje.

Ndaj nëse ky është kuptimi i reagimit të zonjës Yuri Kim, jam krejt dakort me të.

Ndershmëria e zgjedhjeve vjen në radhë të parë nga rregullat e lojës. Kur ato janë të hartuara dhe aprovuar me konsensus garancia për zgjedhje të ndershme është e madhe. Në të kundërt, zgjedhjet me ligje të njëanshme janë të cunguara dhe me mundësi të larta për të mos qenë të ndershme, pra FAIR.

Dhe në fakt ashtu është.

Zgjedhjet nuk kanë si të jenë të ndershme kur koalicionet zgjedhore janë të mira, kur i sigurojnë Ramës pushtetin dhe, janë të këqija kur i rrezikojnë pushtetin!!!

Në këtë kuptim loja me koalicionet është e pandershme. Dukshëm e pandershme, sepse të krijohet ideja se rregullat janë shpikur vetëm për të mbajtur një njeri në pushtet, edhe kur mbështetja popullore i ka rënë aty ku s’thuhet.

Padyshim që ndershmëria e zgjedhjeve është e rëndësishme, po aq sa liria për të zgjedhur dhe pjesmarrja e madhe demokratike në zgjedhje.

Zgjedhësi duhet ta ushtrojë lirisht dhe masivisht të drejtën për të zgjedhur, po nëse gara është e pandershme as liria e as pjesmarrja nuk kanë kuptim.

Si mund të ketë kuptim kur pushtetin e ndajnë rregullat e e deformuara dhe jo vota?!

Rregullat mund të mos jenë të drejta, sepse e drejta është subjektive. Fjala vjen unë mendoj se partitë duhet të garojnë vetëm në zgjedhje edhe pa prishur koalicionet politike. Partitë duhet të garojnë me ide, programe dhe ekipe, e jo me programin e partisë tjetër, që quhet me madhe..! Nëse partitë skanë programe e identitet duhen shkrirë, sepse nuk janë parti.

Nuk është hiç e drejtë që partitë të garojnë me ide, programe e ekipe të një partie tjetër, ashtu siç nuk ka asnjë kuptim që kryetari i partisë futen në listën e një partie tjetër dhe partia e tij garon në zgjedhje ende si subjekt!!

Pra nuk ka sesi të ketë kuptim fjala koalicion kur partitë nuk puqen apo bëjnë kompromise për programe. Nuk është e drejtë, sipas meje.

Por këto arsyetime nuk mjaftojnë për të quajtur rregullat të ndershme. Rregullat ato duhet të jenë të ndershme kur pranohen nga palët, pabarësisht sa të drejta duken për secilin veç e veç.

Në këtë kuptim fjala “të ndershme” ka kuptim siperor në raport me të drejtën subjektive.

Të paktën deri më sot, konsensusi për rregullat e lojës zgjedhore ka qenë i padiskutueshëm nga asnjë maxhorancë parlamentare. As nga ajo e vitit 1990…” – shkruan Manjani.

Paraardhëse

‘Lista përfundimtare do të ketë prurje nga jashtë’, krahu i djathtë i Bashës zbulon surprizën e PD për zgjedhjet e 25 prillit

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Kryeministri Rama paralajmëron konferencë për shtyp

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Kryeministri Rama paralajmëron konferencë për shtyp

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.