• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Çfarë fshihet prapa tensionit Armeni-Azerbajxhan?

28 September, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arsyeja e parë është se konkurrenca rajonale po përpiqet të shtrihet në vijën e Kaukazit. Këtu është e dobishme të kujtojmë se Rusia ushqehet nga konflikti midis dy vendeve. Ky konflikt i ofron Rusisë një mundësi të re për të forcuar influencën e saj në rajon. Edhe pse Rusia ka formuar strategjinë e saj kryesore mbi Armeninë, ajo mbetet furnizuesi më i madh i armëve si për Armeninë, ashtu edhe për Azerbajxhanin. Paqëndrueshmëria në rajon është një arsye e rëndësishme që i ofron Rusisë një mundësi të re për shitjen e armëve të dyja vendeve.

Irani është një tjetër aktor rajonal i përfshirë në konfliktin Armeni-Azerbajxhan. Afria e Iranit me Armeninë, armiku kryesor i Azerbajxhanit, gjithashtu e shqetëson Bakun. Gjatë luftës së Karabakut në fillim të viteve 1990, Irani u radhit pranë Armenisë si një mënyrë për të margjinalizuar rolin e Azerbajxhanit në rajon. Tregtia mes Armenisë dhe Iranit arriti në shifra rekord në vitin 2019. Presidenti Hasan Ruhani gjatë vizitës në Armeni vitin e kaluar kishte thënë: “Ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë zhvillimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve me mikun dhe fqinjën tonë Armeninë në të gjitha fushat”.

Natyrisht edhe Turqia për arsye historike dhe kulturore është aktori më i rëndësishëm i rajonit dhe qëndron pranë Azerbajxhanit. Mundësia që Rusia ka vendosur të përshkallëzojë tensionin në rajonin e Kaukazit Jugor me qëllim për të tërhequr vëmendjen e Turqisë nga Siria dhe Libia, e bën edhe më të rëndësishëm pozicionin e Turqisë. Nëse marrim parasysh ndikimin e Rusisë mbi udhëheqjen e Erevanit mund të themi se kjo është e mundur.

Përveç konkurrencës rajonale në fjalë, prapa konfliktit qëndrojnë edhe arsyet ekonomike. Fshati Agdam, i cili u mor në objektiv [nga armenët], ndodhet shumë afër tubacioneve të mëdha të naftës dhe gazit që lidhin rajonin Kaspik me tregjet evropiane dhe ndërkombëtare të energjisë dhe ndodhet në zemër të Euroazisë. Nëse shikojmë hartën, dallojmë se për transportin e energjisë dhe tregtisë mes Evropës dhe Azisë ndodhen vetëm 3 rrugë dhe ato kalojnë nga Irani, Rusia ose Azerbajxhani. Ky korridor i vogël tregtar, i cili është vetëm 100 kilometra i gjerë, njihet si “Boshllëku i Genxhes” dhe mban emrin e qytetit Genxhe, që është qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit dhe ka qenë një qendër kryesore tregtare në Rrugën e Mëndafshit. Rajoni ku është fokusuar pjesa më e madhe e konflikteve të fundit ndodhet në mes të Boshllëkut të Genxhes.

Aktualisht, ekzistojnë tre tubacione kryesore të naftës dhe gazit që anashkalojnë Rusinë dhe Iranin në mënyrë të konsiderueshme dhe që kalojnë nëpër “Boshllëkun e Genxhes”. I pari është tubacioni Baku-Tbilis-Xhejhan, i dyti Baku-Supsa dhe i treti është tubacioni i Korridorit Jugor të Gazit. Kabllot me fibra optikë, linjat hekurudhore si një autostradë e rëndësishme që lidh Evropën Perëndimore me rajonin Kaspik kalojnë nëpër Boshllëkun e Genxhes. E thënë haptazi sulmi ndaj provincës Tovuz synon drejtpërdrejt këtë ekuacion gjeo-ekonomik. Sikur Rusia të donte të shtrëngojë edhe Evropën, edhe Turqinë për shkak të situatës në Libi dhe Siri, Boshllëku i Genxhes do të ishte mënyra më e mirë për ta bërë këtë. Ndërkaq ka shumë arsye që Armenia ta përdorë këtë dhe të shqetësojë Azerbajxhanin, si nga aspekti i politikës së brendshme ashtu edhe nga aspekti i përkeqësimit të situatës ekonomike. Tensioni Armeni-Azerbajxhan është lajmëtari i një krize të re rajonale. Për këtë arsye është e nevojshme që çështja të ndiqet nga afër dhe të përgatitemi për mundësinë e thellimit të konfliktit.

Paraardhëse

Ilir Meta del me deklaratë të fortë, kërkon hetim të thelluar në këtë bashki të vendit

Pasardhëse

“Si ka mundësi që ndodh kjo?”, Adriatik Alimadhi reagon për herë të parë pasi e përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë

Pasardhëse

“Si ka mundësi që ndodh kjo?”, Adriatik Alimadhi reagon për herë të parë pasi e përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.