• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi: Rama është i vendosur për të mbyllur listat e deputetëve, pranimi i pragut 1 për qind truk dhe mashtrim i ndyrë

28 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka komentuar zhvillimet politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek debati për hapjen e listave për deputetë, heqja e koalicioneve parazgjedhore dhe pragu elektoral.

Partia Socialiste ka depozituar një draft të saj dhe pretendon se përmes tij të hapë listat 100% dhe pragu zgjedhor të jetë 3%, ndërsa nga ana tjetër opozita parlamentare gjithashtu ka depozituar draftin e saj, teksa kërkon uljen e pragut në 1% dhe hapjen e 2/3 të listave. Por në një analizë të publikuar në rrjetet sociale, zoti Patozi thekson se kryeministri Edi Rama është i vendosur për të mbyllur listat e deputetëve, ndërsa zbulon se PS do të pranojë kërkesën e opozitës parlamentare për pragun 1 për qind, të cilin e quajti një truk dhe mashtrim të ndyrë.

“Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur në këmbë formulën e ndyrë të mbajtjes mbyllur të listës, duke bërë sikur e ka hapur, thjesht që të përligjë rënien e koalicioneve në formën klasike, siç kanë qenë deri sot. Ndërkohë që do të shtiret këto ditë sikur po sakrifikon shumë, duke pranuar pragun kombëtar 1 për qind, si një lëshim të madh për opozitën në Parlament. Por e ka kot, sepse nuk do të gënjejë askënd, si brenda, ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Dhe aq më pak do t’ia dijë njeri për nder gjoja kompromisin për uljen e pragut, sepse e kupton edhe bufi që është taktikë djallëzore për të shpërqendruar vëmendjen e publikut nga problemi real. Është fare e qartë për këdo se Edi Rama po kërkon të përforcojë regjimin e diskretituar të kryetarokracisë, në ditën më të zezë të qeverisjes së vet dhe në kulmin e rënies së aksioneve për partitë e vjetra në Shqipëri. Me ruajtjen e listës së mbyllur, praktikisht ai e ka blinduar pushtetin e vet dhe të Lulzim Bashës, duke i dhënë edhe më shumë kredite secilës parti dhe secilit kryetar, për t’u konsideruar si qendrat e vetme të gravitacionit politik në Shqipëri”, – shkruan ai.

Më tej kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka marrë në mbrojtje kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa thekson se ai nuk ka faj në këtë debat, pasi sipas tij, nuk ka asnjë rol sa i takon ndryshimeve kushtetuese.

“Por tek e fundit, Lulzim Bashën, nuk ke pse ta fajësosh sot, sepse formalisht nuk ka ndonjë rol për të luajtur. As ka paraqitur ofertë dhe, as ka vota për të dhënë që ai palaçollëk të kalojë. Edhe pse mund të jetë duke fërkuar duart në heshtje, duke pritur me padurim ditën që “Rilindja” ta miratojë në Parlament draftin, fiks ashtu siç e ka shkruajtur dhe e ka paraqitur Damian Gjiknuri”, – nënvizoi Patozi.

Paraardhëse

Një tjetër ciklon pritet të kalojë në vendin tonë, meteorologu Hakil Osmani zbulon si parashikohet të jetë moti dhe kthesa e madhe që do marrë

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, tregon arritjen e radhës të qeverisë që ai drejton

Pasardhëse

Nuk ndalet kryeministri Rama, tregon arritjen e radhës të qeverisë që ai drejton

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.