• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Me siglën e cilës parti do të garojë në zgjedhjet e 2021-shit? Flet për herë të parë Lefter Maliqi dhe i dërgon ultimatumin e prerë Ramës

26 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Lefter Maliqi ka folur për herë të parë për siglën e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 2021-shit.

Nisur nga mesazhet që i dërgojnë çdo ditë mbështetësit e tij në lidhje me këtë çështje, Maliqi shkruan se për të qene më i saktë, siglën e partisë me të cilën do të garojë do ta bëjë publike në një moment të dytë.

Ndërkohë Maliqi i bën thirrje Ramës që të mos kalojë ndryshimet kushtuese në 1 tetor dhe të hap plotësisht listat.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

E ndjej detyrim ti kthej një përgjigje publike të gjithë atyre që më shkruajnë çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, dhe më pyesin se nën siglën e cilës parti do kandidoj në zgjedhjet e 2021-shit.

Interesimin tuaj, me telefonata dhe mesazhe pa fund, e ndjej vlerësim që më shton përgjegjësinë për të bërë më mirë atë që kam detyrim ndaj jush, t’ju shërbej.

Mesazhet që marr nga ju, janë nga çdo cepë i qarkut të Beratit, nga qendrat urbane e deri të fshatrat më të largët, por edhe më gjerë, nga veriu ne jug të vendit.

Interesimi juaj është pa ngjyrë partiake, pasi ju që më shkruani e më telefononi, jeni nga të gjithë kahët politikë, nga PD, LSI, PS.

Përgjegjësia shtohet akoma më shumë, kur ju më thoni se me cilën do parti të jesh, unë do votoj për ty.

Por kjo më gëzon dyfish, pasi më në fund, shqiptarët po kuptojnë se pak rëndësi ka ngjyra politike, por i rëndësishëm është individi që do i shërbejë.

Ajo që më trishton dhe më gëzon në të njëjtën kohë, është kur më telefonojnë socialistë të zhgënjyer nga Rilindja e fasadës, dhe që më deklarojnë votën për mua, pavarësisht se jam i pozicionuar me Opozitën e Bashkuar.

Unë gjithmonë e respektoj zgjedhësin tim, por edhe ata qytetarë që nuk kanë votuar për mua, duke iu përgjigjur çdo telefonate e mesazhi të tyre.

E bëj këtë, sepse nuk më kaplon arroganca e pushtetit, por kuptoj mirë misionin dhe pozicionin tim, atë të shërbëtorit të qytetarëve.

Për të qenë korrekt deri në fund, ju premtoj se në një moment të dytë do të bëj publik edhe pozicionimin tim, por më e rëndësishme se kjo, është lidhja që kam me të gjithë ju, qytetarë të qarkut Berat, por jo vetëm, që më ndiqni në çdo hap, pasi besoni te unë.

Ajo që ju garantoj, si atyre që besojnë te Opozita e Bashkuar, por edhe socialistëve të zhgënjyer, është të duroni edhe pak muaj pasi qeveria e re do të punojë për ju, vendit do i kthehet normalitetit, dhe do marrë frymë pas shporrjes së Rilindjes që e ka rrjepur këtë vend, e ka vjedhur, e ka plaçkitur, e i ka bërë shqiptarët të flasin me vete.

Ka shpresë, shpresa e madhe është 25 Prilli dhe fitorja e padiskutueshme e Opozitës së Bashkuar PD-LSI.

Duke u frymëzuar nga të gjithë qytetarët që më kontaktojnë, i bëj thirrje edhe një herë Edi Ramës, këtij njeriu që është në grahmat e fundit të pushtetit të degjeneruar të tij, të mos guxojë të kalojë ndryshimet kushtetuese më 1 Tetor, pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar.

I bëj thirrje të lexojë mirë mesazhin e përsëritur të Ambasadës Amerikane për të mos devijuar nga marrëveshja e 5 Qershorit.

I bëj thirrje të hapë listat 100% pa marifete mafioze për të futur në Parlament njerëz me rekorde korrupsioni e krimi, dhe të mos pengojë koalicionin parazgjedhor PD-LSI, pasi humbjen e ka të garantuar, sido që të shkojnë punët.

Fitorja historike e Opozitës së Bashkuar do të nisë nga qarku i Beratit…”, ka shkruar Maliqi.

Paraardhëse

Rama zbarkon në Vlorë, takime me drejtorët dhe asamblenë e socialistëve, ja çfarë pritet në orën 15:00

Pasardhëse

“Dallgët arrijnë deri në 3 metra”, Kapiteneria e Durrësit paralajmëron përkeqësimin e motit dhe jep urdhrin e prerë

Pasardhëse

“Dallgët arrijnë deri në 3 metra”, Kapiteneria e Durrësit paralajmëron përkeqësimin e motit dhe jep urdhrin e prerë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.