• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Jozefina Topalli: Rama-Basha marrëveshje të fshehtë për reformën zgjedhore, drafti i ri u intereson të dyve, ja loja me pragun 3 për qind

24 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli nuk i ka ndalur sulmet ndaj politikës e kryesisht ndaj liderit demokrat Lulzim Basha, të cilin në shumë dalje të saj e cilëson si të paaftë për të drejtuar.

Topalli i ka bërë disa herë thirrje Bashës që të largohet nga drejtimi i PD, por ajo ka deklaruar se Rama dhe Basha janë duke bërë një marrëveshje të fshehtë sa i takon reformës zgjedhore. Ndërkohë që konsensusi mes palëve nuk po gjendet dhe negociatat në Këshillin Politik po shtyhen çdo ditë, Topalli mendon se është duke u gatuar diçka mes Bashës dhe Ramës.

“Pragu dyfish i propozuar është paradhoma e çimentimit të një sistemi autokratik, kundra interesit të qytetarëve dhe kundra ndryshimit të mundshëm. Heshtja e Lulzim Bashës për propozimin e vendosjes së pragut të dyfishtë nga Rama është konfirmim tjetër i lojës hileqare të tyre, sikurse është konfirmim i marrëveshjeve të fshehta në kalkulim të politikave personale e karrigeve të tyre dhe kundra interesit te qytetareve”, – ka deklaruar Topalli.

Ajo është shprehur dje se drafti i ri u intereson të dyja palëve dhe ka treguar se si është “loja” me pragun 3 për qind. Sipas saj heshtja për pragun elektoral është konfirmim i marrëveshjeve të fshehta.

“Pse heshtin të gjithë për pragun elektoral? Pragu elektoral i dyfishtë është përpjekje e shëmtuar kundra vullnetit të qytetarëve që duan ndryshim. Heshtja e opozitës ndaj propozimit të Ramës për prag shtesë, konfirmon marrëveshjet e fshehta me qëllim ruajtjen e karrigeve të kryetarëve. Ndryshimi i sistemit elektoral nuk është gjë e keqe në vetvete. Ai mund të përmirësohet, por është e dëmshme kur ndryshon vetëm pak muaj para zgjedhjeve dhe kur në përmbajtje redukton mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim”, – është shprehur ish-kryeparlamentarja Topalli.

Sulmet e Topallit

Teksa kundërshton propozimin e socialistëve për pragun elektoral, Topalli thotë se favorizon kryetarët e partive, por dëmton Parlamentin dhe demokracinë. Sipas ish-kryeparlamentares, propozimi për një prag kombëtar 3% që erdhi me miratimin në heshtje të opozitës të çon drejt modeleve të Lukashenkos.

“Ne kemi një sistem elektoral rajonal, i cili ka një prag informal rajonal. Vendosja me ligj e një pragu të dytë elektoral kombëtar është mbyllje hermetike e sistemit të vjetër të kryetarëve. Pragu i ri i propozuar nga PS në dakordësi me kryetarin e opozitës përmes heshtjes së turpshme është goditja më e madhe që i bëhet demokracisë shqiptare me ligj. Ky rast bie në kundërshtim me praktikat e mira të Komisionit të Venecias sikurse edhe me vendimet e Gjykatës së Strasburgut, që për një heshtje të tillë ka vendosur që pragu elektoral nuk mund të ndryshohet në një vend pa institucione të konsoliduara, domethënë pa Gjykatës Kushtetuese. Të kesh sistem proporcional rajonal me pragun përkatës si Spanja e t’i shtosh një prag tjetër nacional, domethënë ta bësh me dy pragje të çon drejt modeleve të Lukashenkos, që mbretëron prej 30 vitesh”, – ka deklaruar Topalli. Më tej ish-kryeparlamentarja është shprehur se në çdo sistem elektoral pragu është kyç. Sipas saj është një ndër tre elementët që konsiderohet faktor vendimtar në kushtet elektorale.

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi! Pas Shqipërisë, tërmeti i fortë godet Greqinë mëngjesin e sotëm, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Alarmi për stuhi dhe reshje të dendura, meteorologu i njohur grek tregon çfarë e pret Shqipërinë në orët e ardhshme

Pasardhëse

Alarmi për stuhi dhe reshje të dendura, meteorologu i njohur grek tregon çfarë e pret Shqipërinë në orët e ardhshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.