Kryeministri Rama ka thirrur mjekët në një takim nesër në Kryeministri në orën 09:00. Kjo lëvizje vjen pasi bluzat e bardha paralajmëruan se do të zhvillojnë një protestë për plotësimin e 4 kërkesave për qeverinë.
Kërkesat:
1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.
2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post