• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çështja ‘e nxehtë’ për Kodin Zgjedhor, Petro Koçi i dërgon mesazhin e fortë PD

22 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi përmes një postimi në rrjetet sociale ka dalë me një mesazh të fortë për pretendimet e PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Koçi thekson se ka ardhur koha që zgjidhja më e mirë janë koalicionet me listë të hapur, por të unifikuar. Madje, referuar kërkesës së opozitës, zv/ministri ironizon duke shkruar se listat e hapura për çdo parti në koalicion do ishte kopje “Dushku”

“Koalicionet me listë të hapur, por të përbashkët. Listë e hapur për çdo parti në koalicion do ishte kopje Dushku”, – shkruan Petro Koçi.

Po çfarë ishte fenomeni i “Dushkut”?

Fenomeni famëkeq i “Dushkut” lindi pikërisht në zgjedhjet e pjesshmshme parlamentare të vitit 2001. Ishin pikërisht këto zgjedhje, që u zhvilluan në zonën ku përfshihej komuna e Dushkut, ku partitë politike nisën lojën e kalimit të votave tek njëra-tjetra. Më pas ky fenomen, emri i të cilin vjen nga kjo komunë, u zgjerua në trajta shumë më të mëdha në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2005 dhe prej nga doli koncepti i “mega-Dushkut”. Deri në atë kohë sistemi zgjedhor në Shqipëri ishte miks, mazhoritar i përzier me proporcional. Ky fenomen lidhej pikërisht me faktin se partitë politike i bënin thirrje elektoratit që të votonin për kandidatin e “X” partie politike, për mazhoritarin, ndërsa votën për proporcionalin t’i jepnin patrisë aleate “Y” apo “Z”.

Po sipas këtij fenomeni, në një listën për proporcionalin të një force të ashtuquajtur të vogël politike të përfshiheshin figura të rëndësishme të partisë më të madhe. Si pasojë partia më e vogël do të përfitonte votat e elektoratit duke u përfaqësuar edhe me këta kandidatë, përveç se me lidershipin e saj politik. Fenomeni i “Dushkut” u shfrytëzua më së miri nga të dy krahët e politikës shqiptare. Dushku është vlerësuar si një nga fenomente apo variantet, që lidhet drejtpërdrejt me mbijetesën e disa partie politike dhe përmes tyre të disa figurave politike të ëprfaqësuara në këto formacione politike. Ky fenomen, është kritikuar shumë, duke sjellë në vëmendje faktin se përbën një tregues të një krize të klasës politike dhe të sistemit aktual të pluripartitizmit shqiptar. Tashmë që në Kushtetutë është ndryshuar sistemi zgjedhor, nga ai miks në proporcional rajonal, përsëri ekzitojnë mendime se përmes koaliconeve të përbëra mund të gjenden taktika për vazhdimësinë e ekzistencës së “Dushkut”.

Paraardhëse

Zbulohet një tjetër lëvizje e bujshme në media, gazetarja e paralajmëroi ‘live’, ja për çfarë bëhet fjalë

Pasardhëse

Situata e COVID-19 në vend! Flet ekspertja e ISHP, tregon skenarët: Vetëm në këtë rast mund të mbyllen shkollat

Pasardhëse

Situata e COVID-19 në vend! Flet ekspertja e ISHP, tregon skenarët: Vetëm në këtë rast mund të mbyllen shkollat

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.