• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Jozefina Topalli tregon prapaskenat: Rama dhe Basha në 2021 do të bashkëqeverisin

22 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli i sheh të papranueshme ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuara nga Partia Socialiste në tryezën e Këshillit Politik. Topalli, me tone të ashpra ka treguar prapaskenat se çfarë do të sjellin këto ndryshime në skemën politike në vend.

Gjatë një interviste për “ABC News”, ish-kryeparlamentarja deklaroi se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama dhe kreu demokrat Lulzim Basha do të bashkëqeverisin për një mandat 4 vjeçar. Topalli tha se nëse në krye të opozitës do të ishte një kryetar që nuk do të ishte i korruptuar nga qeveria, atëherë sipas saj kryeministri do të humbiste në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do i jepej e drejta për të marrë një mandat të tretë. Duke deklaruar hapur se do t’i bojkotojë zgjedhjet e 25 prillit, Topalli tha se nuk ka një alternativë të pastër për të shkuar drejt kutive të votimit.

Ish-kryetarja e Parlamentit theksoi se PD ka rënë dakord në heshtje me PS sa u takon ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

“Propozimet në Kodin Zgjedhor u mbyllën derën forcave dhe kandidatëve të rinj. Heshtja e PD për mbrojtjen e sistemit, do t’i japë Ramës mandatin e tretë. Më 25 prill qytetarët nuk do të kenë alternativë, do zgjedhin mes të njëjtëve emra. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Rama do të ftojë në bashkëqeverisje Lulzim Bashën.

Sikur Partia Demokratike të kishte një drejtues të pakorruptuar të jeni të sigurt që Rama do të humbte zgjedhjet. Do të votoja po të kishte një lëvizje për ndryshim, një lëvizje për të rrëzuar këta tre oligarkë dhe do të punoja për këtë. Është dëshpëruese por i shoh edhe të frikësuar kur ata kërkojnë me çdo kusht që të mos lejojnë askënd të futen në abdomenin e tyre. Fillimi i krijimit të këtyre forcave politike ka sjellë këto ndryshime të Kodit, ato janë propozuar nga PS dhe janë mbështetur në heshtje nga PD”, – u shpreh Topalli.

Humbja e betejës së PD

Ish-kryeparlamentarja duke i cilësuar Ramën-Bashën-Metën-Kryemadhin si oligarkë, deklaroi se ata po marrin peng vendin. Për Topallin, opozita ka ikur nga fusha e betejës dy vite më parë kur dogji mandatet, që sipas saj la në mes misionin e tyre për t’i kërkuar llogari qeverisë për të gjitha aktet korruptive.

Ajo shtoi se 3 liderët politikë po tentojnë bllokimin e partive të reja politike, por shprehet optimiste se një lëvizje e re për ndryshim do vijë.

“Nuk do të lejoj që jeta e shqiptarëve të sillet rreth katër emrave. Është kjo arsyeja që do të flas. Ata janë kufizuar në interesin e tyre privat, me sjelljen e tyre janë kthyer në tre Lukashenko të vegjël. Ata po reagojnë që të mbyllin çdo forcë politike për t’u futur në Parlament që të marrin mandatin e tretë. Një lëvizje për ndryshim ka për të ndodhur në Shqipëri. Tre oligarkë që janë Lulzim Basha, Edi Rama dhe Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij kanë vendosur që varfëria të vendoset në ato nivele ku shqiptarët s’munden të jetojnë në shtëpitë e tyre, kjo nuk mund të lejohet dhe tolerohet gjatë. Ata e kanë çuar vendin afër greminës. Kjo ka fajtor dhe ka emra. Opozita ka ik nga fusha e betejës. Nëse opozita do të ishte në parlament dhe do të kërkonte llogari ministrave dhe do të denonconte çdo akt korruptiv atëherë do kishim rezultate”, – u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Paraardhëse

LSI bëhet gati për fushatë, Kryemadhi organizon takime në kafene dhe jep mesazhin e fortë

Pasardhëse

A ka lidhje me Sorosin partia e re e Rudina Hajdarit? Përgjigjet për herë të parë deputetja e Kuvendit

Pasardhëse

A ka lidhje me Sorosin partia e re e Rudina Hajdarit? Përgjigjet për herë të parë deputetja e Kuvendit

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.