• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ylli Manjani e lëshon keq gojën dhe i jep leksion opozitës: Ja kush e bën ndryshimin

22 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Ylli Manjani ka shkruar këtë mëngjes në rrjetet sociale se opozita nuk duhet të humbasë kohë me takime në Këshill Politik. “Beteja opozitare nuk është më me Ramën, as me rregullat e përçudnuara të zgjedhjeve. Beteja është me vetveten. Opozita duhet të bindë Shqiptarët të dalin të votojnë për të”, – shkruan Manjani.

Postimi i Manjanit

“Opozita zyrtare është padyshim legjitime të marrë çdo vendim, por për mendimin tim tashmë nuk ka kohë të humbasë me takime koti në atë palo Këshill Politik.

Këshill leshi!

Përsa kohë nuk ka asnjë mekanizëm në dorë për të ndalur marrëzitë e të marrëve, Këshilli Kolitik është thjesht këshill leshi!

Ndaj ska më asnjë kuptim të harxhohet kohë me të.

Se ja u arrit konsensusi mu në tokën Amerikane që e duan të gjithë, por marrëzia e ç’bëri. Edhe ambasadorët nuk patën fundshpinë mjaftueshëm për ta ndalur.

Prandaj ska më asnjë kuptim përpjekja që ti biem Damianit që të ndalet Rama…

Pffffff, absurde!

Beteja opozitare nuk është më me Ramën, as me rregullat e përçudnuara të zgjedhjeve. Beteja është me vetveten. Opozita duhet të bindë Shqiptarët të dalin të votojnë për të.

Shqiptarët që s’e duan Ramën janë shumë. Ata që duan ndërtimin e një politike tjetër, shteti jo partiak, demokracie reale dhe ekonomi të lirë janë më të shumtë.

Rotacioni është asgjë para asaj që kërkojnë shqiptarët.

Ndaj opozita nëse do të vijë në qeverisje duhet të bindë shqiptarët të votojnë për të.

Votat e bëjnë ndryshimin jo rregullat e Pallatit të Kongreseve që i përçudnon kongresi i partisë në pushtet!

Opozita duhet të japë garanci që vota e hedhur në kuti nuk preket dhe se do numërohet ashtu siç është. Po këtë garanci duhet tua japë njerëzve jo Këshillit Politik. As ndrikullave pa fundshpinë diplomatikë, që rrinë squk para Ramës dhe bëjn si cuba para opozitës!

Nuk shkon më loja bajate me këshill politik, që duket sikur të gjithë aty janë në garë me Rudina Hajdarin.

Vendi ka nevojë për komandë, siguri, drejtim, alternative ndryshim!

Deklarimet te dera e Pallatit të Kongreseve çojnë ujë te mulliri i propagandës së Ramës, i cili e do opozitën në zyrë jo në rrugë, me Damianin dhe në garë me Rudinën, jo me njerëzit që duan ndryshimin.

Unë kështu e shoh këtë punë.

Por, sigurisht opozita është në të drejtën e vet të zgjedhë cilën taktikë të dojë…” – shkruan Manjani.

Paraardhëse

“Nuk mund të na marrin për budallenj”, Rudina Hajdari shpërthen që në mëngjes ndaj PS dhe PD

Pasardhëse

LSI bëhet gati për fushatë, Kryemadhi organizon takime në kafene dhe jep mesazhin e fortë

Pasardhëse

LSI bëhet gati për fushatë, Kryemadhi organizon takime në kafene dhe jep mesazhin e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.