• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela kap detajin juridik në çështjen ‘e nxehtë’ të detit me Greqinë dhe i drejton thirrjen urgjente Ramës

18 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për deklaratën e kryeministrit Rama se çështja e detit me Greqinë do të zgjidhet nga një palë e tretë.

Ngjela shkruan se si mund t’i drejtohet vendi ynë gjykatave ndërkombëtare kur kjo marrëveshje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ngjela teksa ngre alarmin për rrezikun që na kanoset, i bën thirrje kryeministrit Rama që ta tërheq sa më parë këtë deklaratë dhe menjëherë të vendosë si kusht të negociatave: abrogimin e Ligjit të Luftës që Greqia ka kundër Shqipërisë.

Postimi i plotë:

“Të gjithë këta bastardë që kanë negociuar dhe po negociojnë me Greqinë për detin, pa hequr ajo ligjin e luftës kundër Shqipërisë, janë shitësit antishqiptare të interesit kombëtar.

Por, kryeministri shqiptar dje na nxori edhe një favor tjetër për Greqinë: si kërkoi gjyq ndërkombëtar me ekspertë “të pavarur ” për çështjen e detit.

Rama duhet të kthehet në vendin e tij si kryeministër i Shqipërisë, dhe nuk ka pse na flet antishqiptarizma për gjykata ndërkombëtare, kur, për çështjen e detit, ka një vendimin të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë

Ku është parë ndonjëherë që fituesi i gjyqit në Gjykatën Kushtetuese, kërkon t’i drejtohet një gjykate tjetër, sikur ky të jetë humbës i gjyqit dhe jo fituesi tij!

Ç’janë këta bastardë që drejtojnë shqiptarët, duke qenë armiq të shqiptarëve!

Shqiptari i madh, dhe poeti i madh shqiptar, Gjergj Fishta, ishte ai që e tha hapur: “Shqypnia asht ashtu siç e duan anmiqt e saj”.

Turp për këta laro që drejtojnë shqiptarët dhe pakësojnë Shqipërinë për interesin e tyre..

l.

Nuk mund të kuptohet se çfarë kërkon të bëjë në favor të Shqipërisë fendyelli Rama!

Ai duhet të qëndrojë drejt dhe të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për detin, se me rrugën që ka zënë për ta çuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare, nuk po kërkon drejtësi për Shqipërinë dhe shqiptarët, por padrejtësi absolute kundër Shqipërisë.

ll.

Po Greqia vetëm, a mund ta çojë çështjen e detit në një gjykatë ndërkombëtare? Jo, ajo mund ta çojë vetëm nëse atë kërkesë e firmos edhe Shqipëria, e vetme, Greqia, juridikisht, nuk mund ta ketë atë të drejtë.

Po kush është ky Edi Rama që na paska të drejtë që, si kryeministër i Shqipërisë, të na qajë edhe hallin e Greqisë!

Veç një antishqiptari të kapur në antishqiptarizëm nga politika greke, askujt tjetër nuk i shkon në mendje kjo.

Por, a mund ta ketë bërë këtë si një budallallëk të tij të radhës, si një njeri që nuk di fare se ç’është shteti, ç’është interesi kombëtar dhe çfarë është një kryeministër?

Po të jetë se ka qenë në këtë derexhe, të tërhiqet sa më parë, aq sa të mos jetë vonë për të.

Dhe, menjëherë të vendosë si kusht të negociatave: abrogimin e Ligjit të Luftës që Greqia ka kundër Shqipërisë.

Kjo, duhet të jetë kërkesa shqiptare.” – ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Ish-deputeti i PS-së del me bindje të plotë, tregon kthesën e madhe që do të marrë politika shqiptare: Rama është i frikësuar

Pasardhëse

Ilir Meta ngre alarmin: Kambanë që duhet të dëgjohet mirë nga Rama

Pasardhëse

Ilir Meta ngre alarmin: Kambanë që duhet të dëgjohet mirë nga Rama

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.