• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Basha: Rama sot u kthye te propozimi im, ja kujt duhet ti drejtohet Shqipëria për çështjen

17 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e ardhura nga fronti grek për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Basha theksoi se në lidhje me këtë çështje duhet respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetetuese, që e rrëzoi marrëveshjen e 2009, por duhet t’i drejtohemi edhe një Gjykate ndërkombetare, si ajo e Hagës.

Po ashtu Basha u shpreh se sot Rama është kthyer te propozimi i tij që bëri në vitin 2009, por me një ndryshim që tashme bëhet fjalë për 12 milje dhe jo për 6 milje.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Çfarë qëndrimi ka PD për marrëveshjen e detit me Greqinë? Ju keni firmosur me Dora Bakojanis marrëveshjen e 2009 që Gjykata Kushtetuese e rrëzoi 9 me zero si në dëm të interesave të Shqipërisë. Cili është qëndrimi juaj si parti politike?

Basha: Qëndrimi ynë është i njohur prej 10 vitesh dhe nëse do ishte ndjekur sot nuk do të ekzistonte kjo çështje.

Do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo është e panegociueshme.

Së dyti. Propozimi ynë që prej fillimit, duke qenë se çështja u mbars me retorikë politike brenda Shqipërisë dhe brenda Greqisë, drejtimi te Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, apo tek një palë tjetër. Gjykatë tjetër.

Pyetje: Ti drejtohemi një Gjykate Ndërkombëtare? Këtë ka thënë edhe Rama dje.

Basha: E para e punës Rama ça thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë. Në fillim tha se është e drejta e Greqisë të zgjerohet me 12 milje. Pastaj tha që nuk ka ku të zgjerohet Greqia me 12 milje dhe pastaj tha nuk mund të zgjerohet pa marrëveshje. Deklarata brenda 7 ditëve dhe dje ditën e etët tha do ta çojmë në Gjykatë.

E vetmja gjë që ka thënë dje. Është kthyer të propozimi ynë i para 10 viteve, por atëherë ishte 6 milje, sot është 12 milje.

Pyetje: Rama juve ju ka quajtur një javë më parë si përgjegjës, për atë që keni bërë në marrëveshje me Greqinë në vitin 2009.

Basha: Rama njihet për propagandën, si mjetin e vetëm të komunikimit. Faktet sot flasin vetë. Rama sot është kthyer te propozimi ynë, të propozimi im me të vetmin ndryshim që atëherë kur bëmë ne propozimin Greqia nuk kishte deklaruar 12 milje dhe sot ka deklaruar 12 milje.

Paraardhëse

Basha e konfirmon: Berisha do kandidojë për deputet! Po Jozefina Topalli?

Pasardhëse

Meta do lërë Presidencën për t’u bërë ministër i Brendshëm? Basha ‘i vë vulën’ me përgjigjen e tij

Pasardhëse

Meta do lërë Presidencën për t’u bërë ministër i Brendshëm? Basha ‘i vë vulën’ me përgjigjen e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.