Me replika të ashpra është shoqëruar seanca e sotme e Kuvendit mes deputetëve opozitarë. Kështu deputeti Myslim Murrizi ka replikuar me Kujtim Gjuzin, e ndërkohë ky i fundit me Korab Litën.
Deputeti Myslim Murrizi në fjalimin e tij ka theksuar se hapja e listave duhet të hapim listat, dukeshtuar se në këtë Kuvend mos të marrin pjesë ata persona që fshihen pas fustaneve të partisë.
Ndërkohë pas kësaj ka folur edhe Gjuzi duke thënë se është dakord 100% për hapjen e listave, por në të njëjtën kohë ka replikuar edhe me deputetin Korab Lita, duke i thënë se nuk ka gjë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhin, ndërsa shton se ajo është krushkë Dibre.
Gjuzi: Ne jemi për hapjen e listave. Skam gjë me zonjën Monika se e kemi krushkë të Dibrës, po s’di gjë ti Korab. Se di ti Korab se je në Kamëz.
Diskutime rreth kësaj post