• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Situata politike në vend, Arben Pëllumbi: Fushatat e PS do zhvillohen online, ndryshimet në qeveri janë në dorë të kryeministrit

17 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Situata politike në vend vijon të jetë e trazuar. Partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës edhe pse janë disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Të ndikuar nga pandemia duket se fushata nuk do të jetë e njëjtë me mitingjet dhe grumbullimet e njerëzve që jemi mësuar të shohim në këto vite. Sekretari organizativ në PS, Arben Pëllumbi tha se fushata dhe mbledhjet do të mbahen online dhe do të zhvillohen vetëm takime të ngushta me pak njerëz duke respektuar masat anti-COVID. Gjatë një interviste televizive, ai tha se fushatat zgjedhore këtë vit do të jenë ndryshe, për shkak të COVID-19 dhe se socialistët janë duke u përgatitur që tani me këtë filozofi.

“Edhe sikur të mendojmë që në fund të vitit të kemi vaksinën, prapë mendoj se fushata e 25 prillit nuk do të jetë si gjithë të tjerat, është thuajse e sigurt që nuk do kemi mitingje dhe mbledhje në salla të mëdha. Do kemi takime si tani me pak njerëz, mbledhje online, mesazhe online takime të ngushta dhe po bëhet një filozofi e punës tonë të përditshme”, – tha Pëllumbi.

Por një nga qytetet ku situata politike nuk është shumë e qetë është Shkodra. Pak kohë më parë Ditmir Bushati u largua si drejtues politik i PS për këtë qark. Për Arben Pëllumbin largimi i tij ndodhi pasi në qarkun e Shkodrës socialistët nuk kishin më të njëjtin bashkëpunim dhe jo për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë. Madje Pëllumbi shtoi duke bërë një deklaratë të fortë se Bushati filloi kritikat e tij ndaj qeverisë vetëm kur u hoq nga ministër i Jashtëm.

“Në Shkodër patëm disa situata politike të partisë e cila nuk kishte me kohezionin e nevojshëm dhe u pa e nevojshme të vinte një drejtues tjetër politik. Ashtu si dhe sot është vendosur dikush tjetër. PS ka një frymë që nuk i ka problem kritikat, debatet apo mendimin ndryshe dhe PS nuk largon askënd. Zoti Bushati ka ikur nga ministër me vendim të Kryeministrit dhe kjo është në dorë të Ramës. Ai u hoq nga ministër dhe pastaj foli”, tha Pëllumbi. Nëse ka apo jo ndryshime të tjera në qeveri, për Arben Pëllumbin kjo është në dorë të kryeministrit por që “në korridoret e PS nuk ndihet fryma e ndryshimit të qeverisë”.

Paraardhëse

Rama uroi Fatos Nanon për ditëlindje, Murrizi ‘zbardh’ prapaskenat se çfarë qëndron pas këtij mesazhi

Pasardhëse

Vërshime “historike dhe katastrofale” në këtë shtet! Uragani shkakton kaos dhe tmerr

Pasardhëse

Vërshime “historike dhe katastrofale” në këtë shtet! Uragani shkakton kaos dhe tmerr

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.