• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë po ndodh? Pas vizitës së Ramës, kryenegociatori i Shqipërisë takon zv.ministrin e Jashtëm grek

16 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryenegociatori i Shqipërisë, Zef Mazi, ka takuar ditën e sotme zv.ministrin e jashtëm grek, Miltiadis Varvitsiotis, ku kanë diskutuar për integrimin europian të Shqipërisë.

Mazi shpreson që të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare, për të shprehur ambiciet e Shqipërisë për t’u integruar në BE.

Ndërkohë zv.ministri grek ka shprehur mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë, për të heshur hapin e radhës drejt rrugës për në BE.

NJOFTIMI NGA KRYEMINISTRIA:

“Takimi Mazi-Varvitsiotis, për bashkëpunimin e mëtejshëm në procesin e integrimit

Më 16 shtator 2020, Kryenegociatori për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zoti Zef Mazi, u takua me Ministrin e Jashtëm Përplotësues të Republikës Greke, Zoti Varvitsiotis.

Zoti Mazi dhe Zoti Varvitsiotis zhvilluan konsultime për bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e integrimit të Shqiperisë në Bashkimin Europian.

Dy zyrtarët e lartë diskutuan ndikimin e vendimit pozitiv të Këshillit Europian në mars 2020 për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duke e përshkruar atë si një vendim madhor, historik, për Shqipërinë, Kryenegociatori theksoi se Shqipëria vazhdon të përmbushë konkluzionet e Këshillit me përgjegjësi dhe vendosmëri edhe më të madhe për të dhënë rezultate. Ai shprehu shpresën dhe besimin se rezultatet e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit do të pasohen nga vendimi i BE-së për të bërë të mundur hedhjen e hapit të rradhës në rrugën e BE-së – mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në kohën më të shpejtë të mundshme.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord të vijojnë kontaktet e ngushta, përfshirë duke mbikqyrur zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për Përshpejtimin e Procesit të Integrimit të Shqipërisë në BE, për të vazhduar diskutimin mbi çështjet e lidhura me BE-në, përfshirë mbështetjen politike për Shqipërinë për të hedhur hapin tjetër të mëtejshëm në rrugën e BE-së, si dhe për të dhënë mbështetje teknike për negociatat e ardhshme.”, thuhet në njoftimin e kryeministris.

Paraardhëse

Spartak Ngjela ‘plas bombën’, zbulon çfarë qëndron pas vizitës së Ramës në Athinë: Kjo është e turpshme dhe e dhimbshme

Pasardhëse

Debati në Athinë i Ramës për çështjen e detit, ja çfarë shkruan media turke

Pasardhëse

Debati në Athinë i Ramës për çështjen e detit, ja çfarë shkruan media turke

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.