• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Takimi në Athinë! Mediat vendase zbulojnë detajet: Mitsotakis ‘ultimatum’ Ramës

15 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat greke e kanë konsideruar një provokim të kryeministrit Edi Rama takimin me presidentin turk Erdogan para vizitës në Athinë. Madje duke ju referuar burimeve nga selia e qeverisë, mediat helene thonë se Greqia mund të vendosë veton për integrimin evropian të Shqipërisë, nëse Tirana zyrtare mban anën e Turqinë në konfliktin greko-turk në Mesdheun Lindor.

Takimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan para se të fluturonte drejt Athinës është pritur keq nga media greke dhe konsideruar një provokim.

Mediat, duke iu referuar burimeve qeveritare, druhen se Tirana mund të nxitet nga Ankaraja për të penguar arritjen e një marrëveshjeje për caktimin e kufirit detar dhe të zonës ekskluzive ekonomike.

Vetë zoti Rama, tha se në fokus të bisedimeve me Erdoganin ishte marrëdhënia dypalëshe, bashkëpunimi ekonomik në kuadrin e ndikimit të koronavirusit si dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadrin e vizitës së tij në Athinë, kryeministri Edi Rama takohet mbrëmjen e së martës me homologun helen Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Madje për mediat greke, nga CNN tek SKAI, ky është dhe takimi më i rëndësishëm në axhendën e kryeministrit Mitsotakis. Në axhendën e takimit është çështja e negociatave për caktimin e kufirit detar dhe zonës ekskluzive ekonomike, për të cilat palët kanë dhënë sinjale për t’u ulur në bisedime.

Komentatorët politikë në Athinë, duke ju referuar burimeve nga selia e qeverisë Maximou, thonë se Mitsotakis do t’i japë një ultimatum të qartë kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Një ultimatum i ngjashëm me veton franceze për integrimin europian. Mitsotakis do t’i bëjë të qartë Edi Ramë që të zgjedhë, ose me presidentin turk Erdogan, ose me Greqinë dhe Europën.

Prej javësh Greqia dhe Turqia janë duke u konfrontuar në Mesdheun Lindor mbi sovranitetin e disa hapësirave detare naftë dhe gazmbajtëse. Vetëm fundjavën e kaluar Turqia tërhoqi anijen e saj vrojtuese Oruç Reis dhe kjo u konsiderua si hapi i parë pozitiv për uljen e palëve në dialog.

Paraardhëse

Krijohet uragani ‘përbindësh’ në detin Mesdhe, kalon pranë Shqipërisë më 18 tetor

Pasardhëse

‘Taktikat e zvarritjes dhe bllokimit nuk pijnë më ujë’, Damian Gjiknuri refuzon ftesën e opozitës për Këshillin Politik

Pasardhëse

‘Taktikat e zvarritjes dhe bllokimit nuk pijnë më ujë’, Damian Gjiknuri refuzon ftesën e opozitës për Këshillin Politik

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.