• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Besa Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga Rama? Numri 2 i PS jep përgjigjen e prerë

15 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Numri 2 i PS, Taulant Balla ka komentuar zëvendësimin e ministres së Arsimit, Besa Shahini me deputeten Evis Kushi.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, Balla teksa falenderoi Shahnin për kontributin e saj në këtë ministri, theksoi se reformat në arsim do të vijojnë, pasi në krye të saj do të jetë një personazh që është pjesë e botës akademike.

Por teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”.

INTERVISTA

Pse u lagua ministrja e Arsimit, Besa Shahini?

Gjithmonë në çdo qeveri ka ndryshime të drejtuesve të ministrive përkatëse. Unë besoj, e gjej rastin pikë së pari ta falënderoj Besën për një punë të shkëlqyer. Besa për një vit e gjysmë ishte zv/ministre dhe bashkë me Lindita Nikollën bënë një punë të shkëlqyer. Më pas mori ministrinë në një moment të vështirë, siç ishte “Pakti për universitetin”. Ka qenë një moment tejet i rëndësishëm. S’kishte të bënte me largimin e saj, por kam thënë se në ministrinë e Arsimit PS ka bërë një hap dhe një hov kolosal. Garancia që ka sot çdo mësues shqiptar për të qëndruar në pozicionin e vet dhe për të ushtruar profesionin më të vlerësuar, lidhet me një reformë. Ndaj them se largimi i Besës vjen në një moment përmbyllje me sukses të zgjedhjeve në Universitet.

Largimi përkoi në ditën e parë të shkollës. Çfarë mesazhi donte të përcillte kryeministri Rama?

E kam ndjekur me vëmendje këtë vlerësim të shumë personazheve që dalin në ekrane, që shkruajnë nga kolltuku apo dalin nga ekrani i shtëpisë. Një ministër Arsimi përmbyll të gjithë fazën që ka të bëjë me detyrën e tij. Sot fillon një proces i ri. Duke qenë se mbi të gjitha në radhë të parë jam deputet në një zonë të caktuar, ku kam qenë dje në disa shkolla në Elbasan, i gjithë procesi parapërgatitor nën drejtimin e Shahinit u bë në mënyrë të shkëlqyer.

Besa Shahini u shkarkua apo dha dorëheqjen?

Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi.

S’ju përgjigjet pyetjes… A mban përgjegjësi kryeministri Rama?

Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka. Besa do të vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë këtë stafetën e domosdoshme për javët në vijim.

Po për ministren e re çfarë kriteresh u përdorën?

Një ministre si zonja Kushi që vjen nga bota akademike, edhe pse deputete se ka ndërprerë komunikimin dhe detyrën për të qenë pedagoge. Ndaj gjej rastin që të vlerësojë për zgjedhjen që ka bërë kryeministri edhe brenda grupit parlamentar. Pasi përmban personalitet të vlerësuara në shumë fusha të jetës.

Paraardhëse

Tjetër lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

Pasardhëse

‘Kush ia propozoi emrin e Evis Kushit kryeministrit Rama si ministre e Arsimit?’ Sekretari i Përgjithshëm i PS-së zbulon detajet

Pasardhëse

'Kush ia propozoi emrin e Evis Kushit kryeministrit Rama si ministre e Arsimit?' Sekretari i Përgjithshëm i PS-së zbulon detajet

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.