Besa Shahini, ministrja e larguar nga kryeministri, akuzoi PD-në se e kanë fyer për dialektin. “Jam ndier e fyer shpesh nga opozita. Ka pasur ish-deputetë të Partisë Demokratike, deputetë aktual, këshilltarë apo analistë që më kanë fyer për dialektin”, tha Shahini.
Kjo deklaratë për ish-ministrin Ylli Manjani mbetet e shëmtuar.
Postimi i plotë:
“Numri 1, në shqipen letrare shkruhet dhe lexohet një. Kur shqiptohet “ni” (jo një), konsiderohet dialekt dhe jo diskriminim.
Aq më pak dialektalizmi ka lidhje me rracizmin.
Mbrojtja që i bëri vetes si “viktimë” e bullizmit dhe e “taktikave rraciste” ishte dhe mbetet e shëmtuar.
Po që edhe asaj që iku i doli fajtor Saliu?!
Megjithatë jam dakort të mos merremi me dialektin dhe dialektfolësit. Aq di, aq thotë e aq bëri, pavarësisht dialektit.
Me Atë që sundon duke folur në gjuhë letrare, duhet të merremi! Ai ka radhën të japë llogari dhe jo të kërkojë llogari”, ka shkruajtur Manjani.
Diskutime rreth kësaj post