Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar se ish-ministrja Valentina Leskaj, është bërë pjesë e Bordit Këshillues të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit si e para myslimane në këtë detyrë. Në postimin e Ambasadës është publikuar edhe një jetëshkrim të shkurtër të ish-ministres shqiptare.
“Leskaj ishte Anëtare e Parlamentit Shqiptar nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendës Kryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Nga 2013-17, ajo ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës. Krahas karrierës së saj politike, Leskaj ka qenë gjithashtu aktive në akademi dhe shoqëri civile, duke shtuar një zë të rëndësishëm në çështjen e barazisë dhe të drejtave të njeriut.
Ajo ka qenë autore e shumë botimeve mbi politikën, të drejtat e njeriut, gjininë, popullsinë dhe çështjet e zhvillimit. Që kur u tërhoq nga politika në 2017, Leskaj ka shërbyer si Kryetare e Bordit Këshillimor të Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin, të cilën ajo themeloi në 1995.
Valentina Leskaj bashkohet me Bordin Këshillimor të CAM, i cili tashmë përfshin Kryetarin e Agjencisë Çifute Isaac Herzog, ish-senatorin amerikan Joe Lieberman, ikonën e të drejtave të njeriut Natan Sharansky, Kryetarin e Frankfurtit Uëe Becker, Lordët e Mbretërisë së Bashkuar John Mann dhe Eric Pickles, plus akademikun e mirënjohur të Harvardit Dr. Ruth Ëisse”, – thuhet në postimin e ambasadës.
Diskutime rreth kësaj post