Prej ditësh në media po përflitet se këngëtarja e njohur, Tuna është në pritje të ëmbël. Ajo ishte e pranishme në një festival në Gostivar, ku u shfaq me bark më të rrumbullakosur se zakonisht, duke ngjallur dyshimet.
Sot këngëtarja ka publikuar në profilin e saj të Instagramit disa foto nga festivali. Ajo ka falenderuar publikun e Gostivarit për eksperiencën e veçantë dhe mes të tjerash, ka reaguar për herë të parë mbi shtatzëninë.
Tuna ka preferuar të nxisë akoma më shumë kureshtjen te ndjekësit, duke mos dhënë një përgjigje konkrete. Ajo iu ka kërkuar të gjithëve të presin për të zbuluar si qëndron e vërteta.
“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, ky festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!… stay tuned”, – ka shkruar ajo krahas fotove.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post