Për deputetin Lefter Maliqi, opozita e bashkuar duhet që të mobilizojë popullin që të ngrihet para parlamentit.
“Kjo është një Rilindja e madhe mashtruese dhe kriminale, duke përdorur opozitën parlamentare votoi ndryshimet kushtetuese, duke cenuar marrëveshjen e 5 qershorit të përshëndetur dhe mbështetur nga ndërkombëtarët. Lajmi i ditës sot është dekreti i Presidentit për zgjedhjet e ardhshme.
Unë si deputet i opozitës së re, nuk mund të vazhdoja lojën e Rilindjes për orekset e mia personale. I bëj thirrje opozitës së Bashkuar, që këtë qetësi të Ramës sot për herë të parë, duhet ta kthejnë në një mobilizim të madh për t’u ngritur sepse populli është i pakënaqur dhe të ngrihen para parlamentit, në mënyrë që vendi të kalojë në zgjedhje të parakohshme.
Unë besoj se jam faktor i opozitës së bashkuar që fillon nga Berati dhe jam aty për demaskimin e veprimeve anti-ligjore. Për listat e hapur 100% jam dhe unë dakord, por po të shihet aktrimi i sotëm i Ramës tha se të hapen listat nëse garantohet barazia gjinore. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë 30% lista të mbyllura, se kush e garanton një grua përballë meje nuk fiton? Ka shumë gra që kanë fituar në bashki. Tani partitë politike me lista të hapura të vendosin 50 me 50 dhe le të fitojë më i miri, të votohet një njeri me integritet”, shprehet Maliqi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post