• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD nuk i ndahet Ramës, Gent Strazimiri del me deklaratë të jashtëzakonshme dhe lëshon paralajmërimin e fortë

6 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme sot në selinë blu, na ku akuzoi kryeministrin Rama në lidhje me gjyqin e fituar nga kompania greke “Aktor” që sipas tij po kryente punimet e Autostradës Tiranë-Elbasan.

Sipas tij, kjo kompani është gjobitur dhe kërcënuar me qëllim që të linte projektin dhe të favorizohej një tjetër kompani. Kjo i ka çuar palët në gjyq ndërkombëtar, të fituar tashmë nga kompania greke dhe shteti shqiptar detyrohet t’ju paguajë atyre 44 milion euro.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

“44 milion euro është fatura e re që do të paguajnë shqiptarët për Edmond Begon, mikun e Taluant Ballës dhe të Edi Ramës.

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar ka dënuar shtetin shqiptar pas padisë së kompanisë greke Aktor, e cila kishte fituar tenderin për të kryer punimet në rrugën Tiranë-Elbasan.

Kompania greke ishte kontraktuar nga qeveria shqiptare për të bërë punimet shtesë, por Edi Rama në mënyrë që të favorizonte kompaninë e mikut të tij dhe të Taulant Ballës “Inerte Ekspress” te Begos vuri gjoba, bëri presion dhe tentoi që të largonte kompaninë Greke Aktor e cila mbasi mori nënkontraktorët e imponuar nga qeveria u largua pa marrë asnjë pagesë.

Për këtë arsye Aktor iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar duke paditur qeverinë shqiptare.

Me 1 shtator 2020, pra vetëm 5 ditë më parë, Arbitrazhi shpalli vendimin që i jep të drejtë kompanisë greke dhe dënon Shqipërinë ta dëmshpërblejë atë me plot 44 milion euro.

Pra, qeveria shqiptare, për të favorizuar kompaninë e Edmond Begos me shokë ngarkon në këtë mënyrë buxhetin e shtetit shqiptar i cili sigurohet me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama në 2013 mori një rrugë të përfunduar dhe shpenzoi 138 mln euro kosto shtese:

* nga 312 milion euro e parashikuar ne fillim, kostoja e rruges perfundoi në 450 milion euro.

Pa asnjë bilanc në punë publike, pa asnjë rrugë të shtruar, ne 8 vjet edhe ato investime publike që gjetën të gatshme

* ose i dhanë me koncesion

* ose i përdorën për ti vjedhur.

Në një kohë kur mijëra qytetarë jetojnë ende në çadra dhe 99 përqind e shqiptarëve vuajnë krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja, Edi Rama u shton një haraç të ri në kurriz.

44 milion eurot nuk i paguan as Edi Rama, as Taulant Balla dhe as Edmond Bego i cili mori miliona euro për tenderin e përfundimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

44 milion eurot e kompanisë greke do ti paguajë një më një çdo qytetar i Shqipërisë nëpërmjet taksave që do shtohen.

Kjo faturë që rëndon në xhepat e shqiptarëve dhe të ekonomisë së Shqipërisë, vjen vetëm pak muaj pas një tjetër ndëshkimi nga Arbitrazhi Ndërkombëtar.

Për shkak të banditizmit të Edi Ramës dhe interesit të Rilindjes, kjo gjykatë e ndëshkoi Shqipërinë dhe shqiptarët me faturën 110 milion eurove për një dëm shkaktuar pa shkak ligjor, biznesmenit italian Francescho Bechetti, media kritike dhe bizneset e të cilit u mbyllen arbitrarisht nga qeveria e rilindjes sapo erdhi në pushtet.

Janë plot 153 milion euro për dy muaj që Shqipëria duhet tu paguajë vetëm dy kompanive si pasojë e vendimeve të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

153 milion euro të cilat do ti paguajnë shqiptarët, jo Edi Rama dhe miqtë e tij që sot ndajnë fitimet ndërsa shqiptarët vuajnë urinë.

Për shqiptarët ka vetëm një rrugë që të shpëtojnë nga mali i borxheve që po rrit çdo ditë keqqeverisja e Edi Ramës dhe banda e tij e Rilindjes.

Rruga është largimi një orë e më parë i kësaj qeverie dhe hapja e një rruge për një qeverisje normale që mendon për popullin, ekonominë, jo që i zhyt ata në borxhe pa fund.

Çdo orë më shumë që qëndron në pushtet, çdo herë më shumë që hyn në zyrën e Kryeministrit, Edi Rama plaçkit, tashmë, edhe mjerimin e shqiptarëve.

Të nderuar qytetarë!

Na kushton të gjithëve më lirë ta shporrim sa më parë e t’i heqim nga duart e felliqura, një pushtet që s’e ka marrë me votë!”, tha Strazimiri.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh tek 2 spitalet COVID në Tiranë? Gazetari nxjerr prapaskenat dhe hedh dyshimet për Infektivin

Pasardhëse

“Bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS”, Balla ‘ndez’ motorët e fushatës dhe jep mesazhet e prera

Pasardhëse

“Bindja në fitore, nuk duhet t’i gjejë neglizhente strukturat e PS”, Balla ‘ndez’ motorët e fushatës dhe jep mesazhet e prera

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.