• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Covid 19! Çfarë parashikohet të ndodhë gjatë vjeshtës? Eksperti Erion Dasho: Ja masat që duhen marrë

6 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho, përmes një analize në rrjetet sociale, shkruan se me ardhjen e stinës së vjeshtës, hapjen e shkollave, rifillimin e aktivitetit në administratë pas pushimeve verore, parashikohet një rritje shumë më të shpejta të numrit të infeksioneve.

Prandaj ai këshillon të merren masa të menjëhershme si forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë, ngritja e një sistemi gjurmimi digjital si dhe krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjeksinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qënë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.

Analiza nga Erion Dasho

“A MËSUAM DIÇKA NGA VERA?

Ekspertët e Johns Hopkins e kishin parashikuar muajin gusht në Shqipëri si një muaj kur transmetueshmëria e COVID do të reduktohej me të paktën 30%, ndoshta edhe më tepër. Sot IHME vlerëson se Shqiqëria ka patur një R prej 1.03 deri 1.05, mjaftueshëm për të patur një rritje graduale të infeksionit, por pa shkaktuar shpërthime.

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, hapjen e shkollave, rifillimin e aktivitetit në administratë pas pushimeve verore, parashikohet një rritje e R-së, çka përkthehet automatikisht në mundësi për të patur rritje shumë më të shpejta të numrit të infeksioneve.

A ËSHTË SHQIPËRIA E PËRGATITUR PËR KËTË?

A MËSOI MINISTRIA DHE KOMITETI DIÇKA NGA VERA QË LAMË PAS?

Deri tani përgjigjja shqiptare ndaj COVID-19 ka dështuar në të gjithë komponentët e saj, testim, gjurmim dhe trajtim. Këto i kam trajtuar gjatë në statuse të mëparshëm dhe çdo përsëritje do të ishte e bezdisshme për miqtë e faqes.

Sikur të mos mjaftonte kjo, tre muajt e karantinës minuan besimin e publikut tek qeveria i cili tashmë është jo vetëm skeptik ndaj mesazheve parandaluese, por edhe i frikësuar në palcë edhe nga mundësia e shtrimit në spital.

Çfarë duhet bërë në këto kushte?

Së pari, duhet kuptuar nga ministria dhe komiteti se papërgjegjshmëria është një lojë e rrezikshme. Një popullatë prej 2.8 milionë banorësh nuk mund të lihet në mëshirën e tekave të virusit. Për këtë masat e menjëhershme duhet të jenë:

1. Forcimi i rrjetit të laboratorëve publikë për të arritur një kapacitet testimi prej të paktën 2.000-2.500 teste në ditë.

2. Ngritja e një sistem gjurmimi digjital (survejancë epidemiologjike digjitale). Deri tani vlerësohet se sistemi ynë i survejancës kap vetëm 11-12% të rasteve nga rreth 40% të kapin sistemet të cilave duhet t’u referohemi.

3. Krijimi i kapaciteteve trajtuese në mjeksinë e familjes dhe spitalet rajonale për të qënë gati për t’u përballuar me një fluks të mundshëm pacientësh ku do të përzihen COVID, gripi dhe virozat respiratore të stinës.

Së dyti, duhet vëmendje e veçantë për popullatat vulnerabël – të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Në kushtet kur mbajtja e maskave në publik ka dështuar (rreth 20% e popullatës raportojnë përdorim të maskës) kujdesi për këto kategori duhet të jetë më i shtuar. Fondi i sigurimeve shëndetësore duhet të mendojë rimbursimin ose dhënien me recetë të maskave të tipin N95 të cilat ofrojnë mbrojtje optimale edhe për vetë personin që i mban.

Së treti, duhet krijuar një partneritet funksional me sektorin privat. Deri tani sektori privat është lënë i lirë dhe disa tregues, si p.sh. çmimi i testit të tamponit, ka krijuar dyshime se situata po përdoret për të krijuar fitime të pajustifikuara. Sektori privat në Shqipëri e ofron këtë test me çmime 2 herë më të lartë se Gjermania, 2.5 herë më të lartë se Maqedonia dhe 4-5 herë më të lartë se Ukraina apo Bjellorusia. Ky çmim duhet patjetër të argumentohet duke ndarë me publikun markën e testit, çmimin e blerjes apo vendin e origjinës.

Së fundi, por më e rëndësishmja: TRANSPARENCA! Deri tani ministria, komiteti, sektori shëndetësor, etj. kanë vepruar në kushte flagrante të mungesës së transparencës. Mosdeklarimi i markës së testeve, fshehja e protokolleve të mjekimit, pengesa që pacientët e shtruar në COVID-1 dhe 2 të komunikonin me familjarët, janë disa shembuj të transparencës së munguar.

STINA E VIROZAVE PO VJEN DHE, ME SHUMË MUNDËSI, KJO DO TË JETË PËRBALLJA JONË E FUNDIT ME COVID-19. MË PAS FUTJA NË LOJË E VAKSINËS DO TA NDRYSHOJË RRËNJËSISHT PËRAFRIMIN TONË NDAJ EPIDEMISË.

NË KËTO RRETHANA, HUMBJA E DISA DHJETËRA APO QINDRA JETË SHQIPTARËSH SI PASOJË E PAPËRGJEGJSHMËRISË SË INSTITUCIONEVE DO TË ISHTE TOTALISHT E PAPRANUESHME!

TESTIMI-GJURMIM-TRAJTIM DHE RIVENDOSJA E MARRËDHËNIES SË BESIMIT ME PUBLIKUN DUHET TË NISIN URGJENTISHT! KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!”, ka shkruar Dasho.

Paraardhëse

Bujar Nishani në zi për humbjen e njeriut të shtrenjtë, reagon Presidenti Meta: U prehtë në paqe

Pasardhëse

Surprizon moti! Mësoni si parashikohet të jetë koha gjatë gjithë ditës së sotme dhe zonat ku do të ketë reshje shiu

Pasardhëse

Surprizon moti! Mësoni si parashikohet të jetë koha gjatë gjithë ditës së sotme dhe zonat ku do të ketë reshje shiu

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.