• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Ronaldo tremb Portugalinë në prag të dueleve në Nations League, ylli i Juves nën terapinë e antibiotikëve

4 September, 2020
në Sport
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Kristiano Ronaldo, duket se mori vëmendje maksimale edhe në kuadër të Nations League, aktivitetit të futur para pak vitesh në kalendarin e UEFA-s, një lloj veprimtarie që u jep një shans përfaqësueseve të vendeve të vogla, por njëherësh u jep mundësinë të mëdhave të masin forcat me njëra-tjetrën.

Ronaldo është pjesë e Portugalisë dhe skuadra janë të varura nga forma e sulmuesit të Juventusit. Portugalia ka një skuadër shumë cilësore, me disa elementë të talentuar, por asnjëri nuk është në nivelin e Ronaldos, nuk ka karizmin e tij dhe efikasitetin e tij në radhët e ekipit. Për këtë arsye, përfaqësuesja portugeze është e varur nga “CR7”. Këtë e tregon më së miri edhe vëmendja në shtypin sportiv të dëmtimit të lojtarit, i cili ka një infeksion në këmbë dhe po përdor antibiotikë. Pikërisht kjo ka alarmuar përfaqësuesen portugeze dhe zyrtarët e ekipit e të federatës, që po përpiqen t’i gjenden pranë lojtarit e stafi mjekësor të bëjë më të mirën që Ronaldo të rikuperohet në kohë për të luajtur në ndeshjen e parë.

Janë vetë mediat sportive italiane e më gjerë që shkruajnë për një shqetësim të sulmuesit. “Portugalia në hall për gjendjen e Kristiano Ronaldos. Vetëm dy ditë para përballjes me Kroacinë në Nations League, CR7 ka një problem në një prej gishtave të këmbës së djathtë”, shkruajnë mediumet e ndryshme sportive europiane. Paraditen e djeshme ylli i luzitanëve nuk është stërvitur me skuadrën dhe po tenton që përmes antibiotikëve të largojë infeksionin dhe të mund të luajë në ndeshjen e parë të Nations League.

Portugalia e ka edhe një mungesë të sigurt, mesfushorin Renato Sançez. Stafi teknik tani i ka sytë nga Ronaldo dhe shpresohet që të jetë i gatshëm për takimin kundër Kroacisë, si dhe në përballjen me Suedinë të martën. Mungesa e Kristiano Ronaldos do të ishte një humbje e madhe për Portugalinë në këto dy sfida të rëndësishme. Sidoqoftë, stafi mjekësor o punon për ta rikuperuar sa më shpejt dhe të gjithë shpresojnë që Ronaldo t’ia dalë mbanë dhe të luajë për Kombëtaren e tij në këto dy përballje, të paktën tek njëra.

Portugezët synojnë vendin e parë në grup, por do ta kenë shumë të vështirë, pasi edhe përfaqësueset e Suedisë dhe të Kroacisë janë shumë të forta, sidomos skuadra ballkanase e cila është finaliste e Botërorit të vitit 2018 dhe ka në përbërje një kontigjent lojtarësh shumë cilësorë. Koha ka treguar që kur Ronaldo mungon, Portugalia e ka të vështirë të fitojë me skuadrat e tjera të mëdha europiane, përkundrazi, kur Ronaldo është në fushë motivimi i grupit është më i madh dhe ka shanse për sukses.

Sa i takon Ronaldos tek Juventusi, duket se “CR7” ka këshilluar klubin të bëjë goditje të forta në treg për të lakmuar trofeun e Champions League. Me ardhjen e Pirlos në krye të pankinës gjërat në aspektin psikologjik janë përmirësuar, por ka disa pikëpyetje që lidhen me trajnerin, të cilit i mungon përvoja dhe kjo shihet si minus i madh.

Paraardhëse

Altin Basha largohet pas 17-vitesh nga ‘Portokalli’! Emri i ri që po përflitet që do e zërë vendin e tij

Pasardhëse

Vjen lajmi fantastik nga Covid! Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Pasardhëse

Vjen lajmi fantastik nga Covid! Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.