• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama goditje Metës për kufirin detar: Nuk mund të ketë marrëveshje pa presidentin, ai e di shumë mirë këtë

4 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministrit Edi Rama ka marrë pjesë mëngjesin e djeshëm në ceremoninë e zhvilluar në Qafën e Koçiut në Vlorë, ku u vendosën kurora në memorialin e “Luftës Kombëtare të Vlorës 1920”.

Pas ceremonisë, kryeministri Rama ka folur para gazetarëve, ndërsa ka ripërsëritur se nuk ka marrëveshje me qeverinë greke për detin pa miratimin e presidentit. Sipas tij, është kreu i shtetit ai i cili firmos marrëveshjen dhe që më pas ka mundësinë ta dërgojë dhe ta apelojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Nuk ka se si të bëhet një marrëveshje kur nuk ka det, nuk ka firma, nuk ka vula, kur nuk ka procedura. Marrëveshja shkon nga grupi negociator në qeveri, nga qeveria te presidenti, presidenti ka thënë do e çojë në Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj nga Gjykata Kushtetuese ratifikohet në Parlament. Kush e ka këtë karrem, është komplet trupeshk”, – deklaroi ai.

Më tej kryeministri Edi Rama shtoi se nëse do kishte marrëveshje, sipas tij, presidenti Meta do ishte në dijeni. Në këtë kontekst kryeministri Rama theksoi se nuk ka marrëveshje me Greqinë, ndërsa zbuloi se negociatat janë ndërprerë pas ndryshimit të qeverisë në shtetin fqinj.

“Jam i bindur se presidenti e di shumë mire që ja fut kot. Po të kishte një marrëveshje, patjetër presidenti do kishte dijeni për të. E përsëris edhe një herë për ata që duan të dëgjojnë dhe jo për ata që bien në grepat e atyre që bëjnë politikë me kap ça t’kapësh. Nuk ka marrëveshje, negociatat me Greqinë janë ndërprerë qysh pas ndryshimit të qeverisë në Greqi, janë ndërprerë pa asnjë përfundim. Me qeverinë e re greke, ne nuk kemi rifilluar negociatat, do të thotë që nuk kemi ende marrëveshje”, – u shpreh ai.

Ndërkohë sipas Ramës, deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis ngatërroi gjithçka dhe se kjo histori po bëhet qesharake dhe e turpshme.

“Ngatërresa e një deklarate e kryeministrit të Greqisë në Parlament, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, por ka të bëjë me konceptin e të drejtës për t’u shtrirë në 12 milje aty ku e lejon territori. Gjë që në zonën mes nesh dhe Greqisë nuk është e mundur fizikisht. Është kthyer në një karrem për të peshkuar. Është një histori qesharake dhe e turpshme. Më shumë nuk di çfarë të them”, – nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Paraardhëse

Rama ‘kokë më kokë’ me Metën për të diskutuar datën e zgjedhjeve, reagon Presidenca (VIDEO)

Pasardhëse

Përfundon takimi i shkurtër Rama – Meta, zbardhet çfarë u diskutua

Pasardhëse

Përfundon takimi i shkurtër Rama - Meta, zbardhet çfarë u diskutua

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.