• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ka vetëm një rrugë”, Astrit Patozi ngre alarmin dhe tregon se çfarë do i rrëzonte kokat e politikës shqiptare

3 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Bindjes Demokratike ka bërë me dije se është emergjente që në Shqipëri të aplikohet një model që largon figurat që kanë shoqëruar për dekada rrugëtimin e politikës shqiptare. “Mjafton të mos ua lëmë atyre prapë në dorë”, shkruan Patozi duke marrë si shembull Dritan Abazoviqin. “Dhe ka vetëm një rrugë për t’i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë”, shprehet në fund të komentit të tij Patozi.

Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat, fatmirësisht, i kemi në prag

Postimi i Patozit:

“MJAFTON TË MOS UA LEMË ATYRE PRAPË NË DORË

Për shqiptarin Abazoviq, që u kthye papritur në njeriun kyç të Malit të Zi, qarkullojnë shumë informacione këto ditë.

Mes tyre mund të ketë të vërteta, legjenda, shpifje apo thashetheme, dhe kjo ndodh me të gjithë ata që vihen në qendër të vëmendjes publike.

Nuk e di se si ndjehet ai vetë, por është e sigurt që çfarëdo që të mendojmë për të, ne nuk e bëjmë, as më të madh dhe, as më të vogël, se sa është, Dritan Abazoviqin.

Por nuk është karriera e një shqiptari të çuditshëm në Ballkan, që është bërë politikan kryesisht me votat e kombësive të tjera, ajo që më bën përshtypje.

Propozimi i tij për një qeveri ekspertësh duket se ka qenë edhe kollona kryesore e marrëveshjes së koalicionit, e cila mund ta rrëzojë Gjukanoviqin nga pushteti pas 30 vjetësh.

Meqë jemi në një rajon problematik, ku besa nuk vlerësohet shumë, askush nuk mund ta vërë dorën në zjarr, nëse kësaj dakordësie do t’i shkohet deri në fund dhe aq më pak për fatin e kësaj qeverie teknike, që mund të krijohet së shpejti në Mal të Zi.

Nuk ka rëndësi, nëse kjo është një shpikje personale e shqiptarit Abazoviq apo një projekt më i gjërë ndërkombëtar për të pasur një tranzicion të butë pushteti në Podgoricë, ndoshta edhe me pëlqimin e presidentit humbës.

Por nëse do të funksiononte atje, them se do të kishte qenë një model i mirë edhe për Shqipërinë, e cila e ka më emergjente dhe më alarmante nevojën për të dalë nga kthetrat e 3 apo 4 personazheve, që i kanë bërë gjëmën për dekada me radhë dhe as që e çojnë ndërmend të tërhiqen ndonjëherë.

Por që kjo të realizohet duhet në radhë të parë t’u presësh thonjtë dhe të mos ua lësh ta kenë prapë ata në dorë.

Sepse po e patën, nuk ka nevojë të shtrydhësh fantazinë, sepse bëjnë ekzaktësisht të njëjtën gjë; e fusin Shqipërinë mes këmbëve dhe e copëtojnë të gjallë.

Dhe ka vetëm një rrugë për t’i ndalur, jo vetëm këta tanët, por të gjithë autokratët apo politikanët e korruptuar, kudo në botë.

Duke i refuzuar dhe duke i sfiduar përmes zgjedhjeve, të cilat, fatmirësisht, i kemi në prag.”, ka shkruar Patozi.

Paraardhëse

“Në 2018 nuk ekzistonte Ilir Meta!”, LSI shpërthen ndaj kryeministrit Rama

Pasardhëse

NATO: Greqia dhe Turqia bien dakord të fillojnë dialogun mbi konfliktin në Mesdheun Lindor

Pasardhëse

NATO: Greqia dhe Turqia bien dakord të fillojnë dialogun mbi konfliktin në Mesdheun Lindor

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.