• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjerimi i detit me 12 milje, Vladimir Beja: Athina shumë agresive me deklaratat

3 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deklarata e Greqisë për zgjerimin me 12 milje është një e drejtë legjitime që ia jep konventa, por duhet të aplikohet vetëm aty ku nuk cenohet deti territorial i Shqipërisë.

Kështu u shpreh ditën e djeshme ish-komandanti i flotës detare Vladimir Beja. Ish-kryenegociatori i Shqipërisë në marrëveshjen për detin me Italinë në vitin 1990 ka dhe një këshillë për qeverinë shqiptare. Gjatë një interviste televizive, ai u shpreh se që të mos ngutet për negociatat me palën greke, e cila thotë se është shumë agresive, ndryshe nga Italia që tregoi shumë ndershmëri dhe nonsens në negociatat për ndarjen e kufirit detar mes dy vendeve, në vitin 1990.

“Deklarata e kryeministrit aktual për zgjerimin e ujërave territorialë janë një e drejtë legjitime. Greqia ligjin e kufirit për detin territorial me 6 milje e ka që nga viti 1936 dhe duke patur parasysh që Greqia është një shtet detar, ku deti ka një influencë të jashtëzakonshme në jetën e Greqisë, me mbi 6 mijë ishuj të deklaruar por edhe një shtet me ndikim në OKB ku ka përfaqësinë e saj. Një shtet me kaq influencë pse nuk e ka ndryshuar ligjin që nga 6 ta bëjë me 12 milje? Kufiri tokësor dhe detar i Shqipërisë na është dhënë nga të tjerët, na është përcaktuar pika fundore në jug të kanalit të Korfuzit. Shteti shqiptar që në 1925 ka marrëveshjen e parë me Greqinë, më pas është dekreti i Zogut në 1926 për ujërat territoriale më Greqinë me 3 milje. Kemi dekretin e Enver Hoxhës në 1946 për 6 milje”, – u shpreh Beja.

Ish-komandanti i flotës detare Vladimir Beja, është ndalur tek çështja e detit, duke theksuar se nëse Greqia synon të zgjerohet me 12 milje në veri të ishullit Othonoi dhe ishullit të Erikusës cenon direkt detin territorial shqiptar dhe zonën ekonomike ekskluzive. Greqia zyrtare u shpreh e sigurt se do të zgjerohet me 12 milje, ndërsa Tirana zyrtare tha se kjo është e drejta e tyre, pa specifikuar marrëveshjen nëse ajo ndryshon nga marrëveshja e parë e rrëzuar në vitin 2009 në Gjykatën Kushtetuese.

Paraardhëse

Baton Haxhiu në zi, humb njeriun e tij më të shtrenjtë, politikani i njohur i shpreh ngushëllimet

Pasardhëse

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për biznes, vjen reagimi i fortë i Bashës: Qeveria Rama ka dështuar

Pasardhëse

Shqipëria ndër vendet e fundit në Europë për biznes, vjen reagimi i fortë i Bashës: Qeveria Rama ka dështuar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.