• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“SPAK është përpara një tjetër prove”, PD flet me emra dhe hedh akuzat e rënda ndaj kryeministrit

2 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se iu jep miliarda lekë tendera miqve të tij për të paguar makiazhin e qeverisë.

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa shpjegoi sot para mediave se si funksionon skema e korrupsionit dhe si transferohen sipas tij, paratë e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti në llogaritë e Carlo Bolinos.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

“Kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera.

Edi Rama edhe ne këtë rast ka vendosur të fshihet.

Partia Demokratike do të publikojë sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

Ne disponojmë te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020.

Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?!

Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës.

Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes.

SPAK është para një tjetër prove për të treguar se është një institucion i krijuar nga drejtësia e re për të luftuar korrupsionin.

Faktet janë aty, denoncimet janë aty, mjafton vetëm te hetohet dhe autoret e vjedhjeve te parave te shqiptareve të përballen me ligjin dhe drejtësinë”. tha Hasa.

Paraardhëse

Çfarë vesi urren më shumë tek vetja jote? Arbana Osmani flet hapur dhe i la të gjithë pa fjalë me ato që tregon

Pasardhëse

Presidenti Meta e thërret në takim, Rudina Hajdari publikon ftesën dhe ka një pyetje për gjithë qytetarët

Pasardhëse

Presidenti Meta e thërret në takim, Rudina Hajdari publikon ftesën dhe ka një pyetje për gjithë qytetarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.