• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debatet për kufirin detar, Myslim Pashaj: Ja pse nuk mund të zbatohet ndarja me 12 milje, Greqia synon të marrë territor

1 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Koloneli i detit, Myslim Pashaj ka reaguar sërish dje për çështjen e kufirit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ai ka folur mbi deklaratën e kryeministrit grek, duke u shprehur se është e pamundur që mes dy vendeve të zbatohet dispozita e konventës për zgjerim me 12 milje.

“Në këto ditë të shqetësuara dhe me ndjeshmëri të lartë të opinionit shqiptar dhe atij grek nga ana e Republikës së Shqipërisë, vihet re vetëpërmbajtje në trajtimin parimor të së Drejtës Detare Ndërkombëtare për zgjerimin e Greqisë nga 6 milje detare në 12 milje. Pra Greqisë dhe Shqipërisë sipas kësaj të drejte u takojnë të dyve që të shtrihen në detin Territorial në 12 milje detare. Por për kushtet speciale, gjeografike, historike në rastin e Shqipërisë dhe Greqisë përbëjnë veçori, të cilat nuk lejojnë që automatikisht të aplikosh këtë zgjerim në ujërave territoriale, pa negociatë dhe pa një marrëveshje”, – tha ai.

Pashaj ka analizuar shkaqet se përse ndodh kjo. Sipas tij, në shtrirjen ekstremale veriperëndimore, në Ngushticën e Otrantos dhe vijimit të Kanalit të Korfuzit, Republika e Greqisë përfaqësohet me bashkësi ishullore të Korfuzit, ku ishulli Othonoi dhe Erikuza ndodhen përballë Dheut Kontinental të Republikës së Shqipërisë. Sipas tij, është e nevojshme që sipas këtyre veçorive (ishujt) të negociohet për metodën e ndarjes. Në vitin 2009, Greqia diktoi në Marrëveshjen e delimitimit, duke përdorur “Metodën e Vijës së Mesit, të baraslarguar nga dy brigjet” e cila çoi në humbjen e madhe të Republikës së Shqipërisë.

Po kjo marrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. “Një ndër aktet e para të deklarimit edhe para Sekretarit Stotlenberg ishte botimi i hartës së zgjerimit të Greqisë në 12 milje detare në krahun perëndimor ku hapësira detare është e gjerë, deri në veri të ishullit Othonoi. Akti i dytë bashkëngjitës është botimi i hartës së Korfuzit dhe arkipelagut që ndodhet përballë Shqipërisë ku janë përvijuar kufijtë detarë midis të dy vendeve, kur dihet se ata nuk ekzistojnë dhe se janë përmbysur nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë! Qeveria greke, drejtpërsëdrejti nuk e ka mbajtur të fshehtë qëllimin e saj, se pas të Drejtës Ndërkombëtare Detare të kalimit nga 6 md në 12 md, ka përfshirë në të njëjtin dokument hartografik edhe delimitimin njëanshëm të vijës kufitare detare të Detit Territorial të Shqipërisë në 112 km gjatësi, nga mesi i Ngushticës së Otrantos deri në gjirin e Ftelias, në puqje me Piramidën tokësore nr 49”, – ka vijuar ai. Sipas Pashajt, Greqia synon të rikthejë paktin e 2009.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu i revoltuar me Ramën, Metën e Berishën:”Mbrojeni kufirin detar me Mercedesat e blinduar”

Pasardhëse

“Mos e humb këtë mundësi”, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Pasardhëse

“Mos e humb këtë mundësi”, Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.