Diplomati Agim Nesho ka komentuar debatin e hapur për zgjerimin e ujërave territoriale nga Greqia në kufirin me Shqipërinë. Ai thotë se e drejta 12 milje i takon çdo shteti nëse nuk prish interesat e shteteve të tjera me të cilat ndan territore ose hapësira të përbashkëta ujore.
Përkundër replikave në distancë, Nesho i sheh bashkë në këtë çështje Presidentin dhe Kryeministrin por shton se marrëveshja e detit është një proces që mund të mos përfundojë nga kjo qeveri.
“Duhet të besojmë të dy deklaratat sepse Greqia po vazhdon një politikë për zgjerimin dhe forcimin e hapësirave ekskluzive të shfrytëzimit të ekonomisë në det. Kryeministri grek ka deklaruar se nuk duhet të qëndrojmë në pozita pasive por duhet të kemi një politikë aktive të jashtme që përfshin dhe përcaktimin e hapësirave ujore ekskluzive të shelfit kontinental. Nga ana tjetër e drejta 12 milje i takon çdo shteti nëse nuk prish interesat e shteteve të tjera me të cilat ndan territore ose hapësira të përbashkëta ujore. Është e nevojshme që Shqipëria si vend negociues me Greqinë duhet të shikojë shumë mirë interesat e saj jo vetëm të ditës por edhe të perspektivës për brezat e ardhshëm, si të drejtën e peshkimit, të drejtën e zonës ekskluzive ekonimike të shelfit kontinental për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë në interesa reciproke të dy shteteve fqinj”, tha Nesho për Ora News.
“Kjo qeveri tani i ka ditët e limituara. Mendoj që edhe kjo çështje merr një sensibilizim të madh për dy arsye, nga mostransparenca dhe mungesa e strategjisë. Nuk mund të vendosemi para një fakti të kryer që kjo është mnarrëveshja dhe ne ta firmosim”, tha ai ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post