• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kjo është e gabuar dhe e dëmshme”, Ylli Manjani bën reagimin e fortë dhe i drejtohet qeverisë

28 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati, Ylli Manjani ka rikthyer çështjen e inceneratorëve, ku pyet se pse u zgjodh kjo mënyrë për popullin shqiptar kur dihet që është alternativa më e shtrenjtë e trajtimit të mbetjeve urbane. Teksa liston disa pyetje, ku sipas tij përgjigjja e të cilave sqaron të gjithë skemën e gabuar të trajtimit të mbetjeve, Manjani i kërkon qeverisë të japë llogari politike.

Postimi i Manjanit:

“Llogaridhënie politike pavarësisht vendimeve të drejtësisë.

Inceneratorët, më së pari janë produkt i një politike shtetërore të gabuar. Nëse nga zbatimi i politikave ka edhe vepra penale akoma më keq, por politika shtetërore për trajtimin e mbetjeve urbane në kushtet e Shqipërisë është e gabuar.

Këtu fillon arsyetimi mbi çështjen e Inceneratorëve. Njëkohësisht, këtu ndahet llogaridhlnia politike e qeverisë mga përgjegjësia penale e zyrtarëve të saj.

Janë disa pyetje, përgjigja e të cilave sqaron të gjithë skemën e gabuar të trajtimit të mbetjeve me incenerim (djegie).

1. Incenerimi është alternativa më e shtrenjtë e trajtimit të mbetjeve urbane, atëherë pse u zgjodh kjo alternative në një popull të varfër? Më tej akoma:

a- Sa i kushton xhepit të familjeve shqiptare djegia e mbetjeve me inceneratorë?

b- a u bë transparent studimi i kostove për tiu ofruar publikut?

c- a u mor mendimi i publikut për këtë gjë?

2. Mirë që zgjodhën pa pyetur publikun alternativën më të shtrenjtë, por përse 3 inceneratorë?! Frankfurti me 5 milionë banorë mezi mban në punë një incenerator, Shqipëria me 2.8 milionë banorë efektivë ndërton 3?!!

a- mbi ç’llogjikë?

b- kush paguan kostot e mos ndezjes së inceneratove për shkak të mungesës së mbetjeve?!

c- mos është ideja që të digjen (incenerohen) mbetje nga shtete të tjera?!

3. Sa të sigurta nga pikpamja mjedisore janë këto inceneratorë?

a- Kush siguron Shqiptarët që djegia do jetë me filtra kundër tymrave toksikë?

b- ku është parashikuar depozitimi i sasive marramendëse të hirit post incenerim?

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje zyrtare, politike e ligjore nga ana e qeverisë para popullit të vet.

Sa kushton kjo vendimmarrje që vjen mga politika e gabuar?! Kjo është kryepyetja.

Nëse mbi këtë llogjikë ka edhe vepra penale situata rëndohet, pa dyshim. Por pavarësisht hetimeve, ndjekjes penale dhe rezultateve të saj, qeveria ka detyrë të japë llogari për këtë vendim nga më të këqinjtë që ka marrë kundër mjedisit, sigurisë, ekonomisë e shëndetit të publikut të gjerë. (Më vjen keq që edhe Ministria e Mjedisit e drejtuar më parë nga LSI është pjesë e kësaj përgjegjësie, për aq sa i takon).

Nuk mund të gënjehemi me faktin që bëhen hetime, për të mos i kërkuar llogari qeverisë.

Qeveria mund të mos ketë bërë vepër penale, por prap vendimet që ka marrë janë të dëmshme për publikun.

Incenerimi, aq më tepër jontransparent dhe me më shumë kapacitet se nevojat, është vendimmarrje e gabuar. Dukshëm e dëmshme!

Ndaj duhet publikut i duhet fokus tek nevoja për llogaridhënie të qeverisë dhe, jo të shfokusohet me manovrat e drejtësisë…

Në pastë hapësirë për drejtësinë le të bëjë punën e vet, po mundi e po pati takat. Por qeveria duhet të japë llogari politike, në mënyrë të pashmangshme rreth pyetjeve të mësipërme.” – ka shkruar Manjani.

Paraardhëse

“Nuk të bie mirë përfundimi Erion”, Astrit Patozi i përgjigjet ‘flakë për flakë’ akuzave të Braçes për vjedhjen e lekëve të shqiptarëve

Pasardhëse

Nuk arritët të bëni pushime në gusht dhe keni plane? Mësoni si do jetë moti 15 ditët e para të shtatorit

Pasardhëse

Nuk arritët të bëni pushime në gusht dhe keni plane? Mësoni si do jetë moti 15 ditët e para të shtatorit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.