• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Puthu me Milon!”, Dritan Demiraj zbulon frikën më të madhe të Ramës dhe paralajmëron atë çfarë do vijë së shpejti

28 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërhyrjen e tij në fushatën zgjedhore në Malin e Zi ku u shfaq hapur madje duke iu drejtuar shqiptarëve atje në gjuhën serbe teksa i kërkoi që të votojnë Milo Gjukanoviçin.

Postimi i Demirajt në Facebook:

“Rama: “Puthu me Milon!”.

Psikopatët politikë janë zakonisht simpatikë, karizmatikë, paranojakë, gënjeshtarë të vetëdijshëm shpesh sadistë dhe kanë një oreks të pakufishëm për pushtet.

Krye-Hajnia Ramses ka shenja të qarta të megalomanisë malinje psikopatike. Sa herë që servilat e qeverisë dhe partisë rreth tij i përkëdhelnin kërkesat e tij, e nxisin dhe e bëjnë të besojë se ai është shumë i fuqishëm.

Ramsesi është më pak i sigurt në pushtet sesa çdo ish-drejtues apo drejtues politik gjatë gjithë historisë postkomuniste shqiptare, për vetë shkeljet e vazhdueshme ligjore kushtetuese, pasi ai ligjin e konsideron vetëm si një udhëzues për t’u shkelur, modifikuar ose injoruar, qeverisjen diskretituese, korrupsionin dhe tradhtitë kundër interesave kombëtare duke përdorur pushtetin e tij për të bërë qokat e radhës ndaj armiqve tanë historikë.

Ai arrin deri atje, sa interesat dhe identitetin kombëtar, ta identifikojë me veten si një diktatoruc, ku prioritet për të janë vetëm interesat e tij personale, ekonomike e politike, pasi ankthi i transferimit të pasurisë të paligjshme është padyshim paranoja e të gjithë diktatorucëve. Dihet se “Frika është gjaku i jetës së një diktatori”.

Pas dështimeve të “vëllazërisë” me qeverisjen serbe, ku ish-ministri më i zellshëm i Milosheviçit, Vuçiç do t’i linte një “shteg” kalimi për në lindje por misioni dështoi, kaloi për aleancë tek “mjeshtri” tjetër Milo i Malit të Zi duke e përshëndetur madje dhe në gjuhën serbe!

Por të dashur bashkatdhetarë të gjithë kemi dijeni për eksperiencën që ka Milo me dhënien leje për të kaluar në territorin e shtetit të tij të kriminelit Gruevski, por edhe disa çështje të tjera gjyqësore me drejtësinë italiane, siç duket ka marrë një ofertë të mirë edhe nga Ramsesi, të cilin së fundi e kanë kapur “ethet” e drejtësisë që së shpejti do të vendoset në Shqipëri.

Por, më duhet t’i kujtoj Ramsesit se populli ka një shprehje: “Puthu me Milon”, por jo me Milon e Malit të Zi se nuk do të të jepet mundësia, por vazhdo “puth” Milon në zgjedhjet e ardhshme, se atje e ke katandisur PS-në.” – ka shkruar Demiraj.

Paraardhëse

Gazetari e pyet për hartën e re të detit Jon të publikuar nga Greqia, kryeministri jep përgjigjen e prerë

Pasardhëse

“Me këtë lojë po i shërbejnë Ramës”, analisti i njohur komenton refuzimin e Jozefina Topallit për t’u rikthyer në PD: Ja ku gaboi

Pasardhëse

“Me këtë lojë po i shërbejnë Ramës”, analisti i njohur komenton refuzimin e Jozefina Topallit për t’u rikthyer në PD: Ja ku gaboi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.