• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD mbyll fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, zbulohet sa prej tyre kaluan ‘sfidën’

27 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve. PD bën me dije se në këtë fazë janë përzgjedhur 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët.

Njoftimi i plotë i PD:

“Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë Partisë Demokratike ka përfunduar fazën e parë të verifikimit të kandidatëve, në përfundim të së cilës ka ftuar 946 kandidatë nga 3648 kandidatë të propozuar nga anëtarët, që të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit për figurën dhe integritetin.

Procesi i përzgjedhjes në fazën e parë ka qenë kompleks dhe i vështirë, për shkak të numrit të lartë të kandidaturave cilësore të propozuara nga anëtarët e partisë. Për shkak të një numri limit kandidatësh për çdo degë në fazën e parë, nevojës për ruajtjen e kuotave të përfaqësimit gjinor apo të rinisë, sipas metodologjisë së miratuar paraprakisht nga Komisioni, kanë mbetur pa marrë njoftim në këtë fazë një numër kandidatësh që përmbushnin kriteret formale dhe gëzonin cilësitë e nevojshme formale për përfaqësim politik të Partisë Demokratike.

Kandidatët që nuk janë njoftuar për të plotësuar Formularin e Vetëdeklarimit janë përfshirë në listën e kandidatëve që i është shtyrë aprovimi dhe të dhënat e tyre i janë përcjell Sekretariatit të Burimeve Njerëzore të Partisë Demokratike, për t’u përfshirë në databazën e burimeve qeverisëse të Partisë Demokratike. Sipas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, lista e kandidatëve që i shtyhet aprovimi përbën një listë të certifikuar të burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, që do të përdoret për përfaqësimin e Partisë në nivelet ekzekutive politike, në detyra shtetërore si funksionarë politik apo nëpunës shtetëror të nivelit drejtues, apo si përfaqësues në këshillat lokal.

Fazës së dytë të verifikimit, që lidhet me figurën dhe integritetin, do ti nënshtrohen kandidatët që do të plotësojnë Formularin e Vetëdeklarimit, të ndarë në qarqe si më poshtë:

1. Qarku Kukës janë përzgjedhur në fazën e parë 24 kandidatë, nga të cilët janë 6 gra dhe 4 të rinj nën moshën 35 vjeç.

2. Qarku Dibër, janë përzgjedhur në fazën e parë 26 kandidatë, nga të cilët janë 8 gra dhe 6 të rinj nën moshën 35 vjeç.

3. Qarku Berat, janë përzgjedhur në fazën e parë 36 kandidatë, nga të cilët janë 10 gra dhe 7 të rinj nën moshën 35 vjeç.

4. Qarku Gjirokastër, janë përzgjedhur në fazën e parë 37 kandidatë, nga të cilët janë 12 gra dhe 2 të rinj nën moshën 35 vjeç.

5. Qarku Lezhë, janë përzgjedhur në fazën e parë 56 kandidatë, nga të cilët janë 15 gra dhe 14 të rinj nën moshën 35 vjeç.

6. Qarku Korçë, janë përzgjedhur në fazën e parë 66 kandidatë, nga të cilët janë 17 gra dhe 15 të rinj nën moshën 35 vjeç.

7. Qarku Shkodër, janë përzgjedhur në fazën e parë 67 kandidatë, nga të cilët janë 21 gra dhe 16 të rinj nën moshën 35 vjeç.

8. Qarku Vlorë, janë përzgjedhur në fazën e parë 79 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 18 të rinj nën moshën 35 vjeç.

9. Qarku Durrës, janë përzgjedhur në fazën e parë 94 kandidatë, nga të cilët janë 19 gra dhe 28 të rinj nën moshën 35 vjeç.

10. Qarku Fier, janë përzgjedhur në fazën e parë 101 kandidatë, nga të cilët janë 23 gra dhe 30 të rinj nën moshën 35 vjeç.

11. Qarku Elbasan, janë përzgjedhur në fazën e parë 112 kandidatë, nga të cilët janë 33 gra dhe 23 të rinj nën moshën 35 vjeç.

12. Qarku Tiranë, janë përzgjedhur në fazën e parë 248 kandidatë, nga të cilët janë 67 gra dhe 55 të rinj nën moshën 35 vjeç.

Në përfundim të fazës së dytë, do të bëhet një reduktim i mëtejshëm i numrit të kandidatëve, drejt një numri limit kandidatësh të përcaktuar paraprakisht që do të dërgohen për konsultim tek antarësia e Partisë Demokratike.”, shkruhet ne njoftimin e PD-së.

Paraardhëse

“Është tmerrësisht xheloze për Eli Farën!” Pas deklaratës së bujshme, Bujar Qamili prezanton bashkëshorten e tij (FOTO)

Pasardhëse

Greqia kërkon të zgjerohet 12 milje në perëndim të Detit Jon, reagon Presidenti Meta: Ky është precedent i fortë

Pasardhëse

Greqia kërkon të zgjerohet 12 milje në perëndim të Detit Jon, reagon Presidenti Meta: Ky është precedent i fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.