Avokati Ylli Manjani ka bërë komentin e tij lidhur me çështjen e kufirit detar me shtetin grek, ku ky i fundit ka kërkuar zgjerimin me 12 milje në Detin Jon. Teksa sqaron logjikën e kufirin dhe se kush ka fuqi t’i përcaktojë ato, Manjani shpreh pakënaqësitë ndaj shtetit shqiptar.
“Tani që ushtria jona ka gjeneralë pa ushtarë, anijet e luftës i pëdor për dasma dhe suksesin e mat me skrap të shitur, pa dyshim që është Greqia që nuk i diskuton ato 12 milje… Ndaj si muhabet kot duket kjo gjë se deti aty është për aq sa e përdorim”, shkruan Manjani.
Postimi i Ylli Manjanit:
“Kufinjtë ndërshtetërorë nuk janë thjesht vizatime në letër. Ato janë shprehje e forcës së shteteve. Dmth sa këllqe ka shteti për t’ia imponuar fqinjit, për të vënë një kufi e për ta mbajtur atë.
Kjo është llogjika dhe kuptimi historik i kufirit.
Kur shteti shqiptar, fjala vjen, armatosi ushtrinë e tij, dilnin rregullisht luftanije e nëndetëse në det apo, qielli mbushej me fluturime ushtarake, 12 miljet tona në det nuk u diskutuan kurrë.
Rregullat ndërkombëtare për vijëzimin e kufinjve në letër janë vënë për të ndihmuar palët. Por ato janë gjithmonë evazive dhe që bëhen efektive vetëm nga një forcë më e madhe sesa forca e shteteve që janë në konflikt. Fituesit e luftrave apo fuqitë botërore ushtarake e bëjnë këtë gjë…
Tani që ushtria jona ka gjeneralë pa ushtarë, anijet e luftës i pëdor për dasma dhe suksesin e mat me skrap të shitur, pa dyshim që është Greqia që nuk i diskuton ato 12 milje…
Ndaj si muhabet kot duket kjo gjë se deti aty është për aq sa e përdorim..”, ka shkruar Manjani.
Diskutime rreth kësaj post