• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama midis dy zjarreve, grekët kërkojnë 12 milje det, turqit kundër, pakti i Berishës fut në sherr Shqipërinë me Greqinë

27 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rikthehet debati për çështjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Teksa Athina është në prag lufte me Turqinë, duket se po përdor një strategji tjetër duke tentuar të fusë në valle edhe Shqipërinë. Dje Parlamenti grek diskutoi paktin me Italinë, ndërkohë që nuk mbeti pa u përmendur dhe Shqipëria. Kryeministri Kiriakos Micotaqis duke folur në Parlament u shpreh i bindur se Greqia do të zgjerojë kufirin e saj detar me 12 milje në kurriz të Shqipërisë, duke shtuar akoma dhe më tej provokimet.

“Njoftoj se menjëherë me një projektligj i cili do t’i paraqitet Parlamentit, Greqia zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 milje. Greqia po rritet. E kanë thënë dhe të tjerët përpara nesh, por ne jemi ata që e zbatojmë atë në praktikë. Ne vazhdojmë kështu posaçërisht për zonën e ishujve në detin Jon, në ushtrimin e të drejtës sonë sovrane të padiskutueshme, në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit. Një të drejtë të cilën vendi ynë e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen në zona të tjera detare si dhe zbatimin e vijës së mesme ku distanca midis brigjeve është më pak se 24 milje”, tha ai.

Nga ana tjetër ai njoftoi se ministri i Jashtëm, Nikos Dendias shumë shpejt do të zhvillojë një vizitë në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Rama pikërisht mbi finalizimin paktit detar. Mirëpo nuk ka munguar dhe reagimi i shefit të qeverisë shqiptare. Duke replikuar me komentuesit në rrjetet sociale, të cilët e akuzojnë për shitje të detit, Rama ka deklaruar se nuk do të përsëritet tradhtia e Berishës në 2009.

“Të rroftë Skënderbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapen në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur”, tha Rama duke iu përgjigjur një komentuesi.

Krisja me turqit

Këmbënguljet e Greqisë duket se e vë kryeministrin Rama mes dy zjarreve, pasi nga krahu tjetër është Turqia e cila është rreshtuar kundër Greqisë dhe madje shumë zëra flasin se Ankaraja nuk ka lejuar deri më tani një pakt mes Tiranës e Athinës. Gazeta e tha pak ditë më parë se pati një ndarje mes Ramës dhe Erdogan sa i takon marrëveshjes mes Emirateve Arabe dhe Izraelit. Rama e përshëndeti, ndërsa Turqia doli kundër. Por duket se kriza Turqi-Greqi do të ndikojë dhe te raportet e Tiranës me Ankaranë. Dje kryeministri Edi Rama ka pasur një telefonatë me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias. Ishte ky i fundit që e bëri të ditur në rrjete sociale.

“Në bisedën telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe zhvillimet në rajon”, tha ai.

Por gazeta ka mësuar se përveç bisedimeve mbi nisjen e negociatave për kufirin detar, ka qenë dhe konflikti me Turqinë. Fakti që shefi i qeverisë ka komunikuar me grekët për këtë çështje tregon se diçka është thyer në raportet e tij me Erdogan, pasi kohët e fundit takimet mes tyre janë rralluar ndjeshëm. Por duket se Greqia po vepron në disa fronte. Fakti që qeveria shqiptare nuk reagoi dhe në Greqi u bë jehonë e madhe mbi telefonatën, tregon se Greqia do të zgjerojë debatin duke futur dhe vendin tonë në valle. Pakti i 2009 rrezikon të fusë kryeministrin në sherr si me Greqinë ashtu dhe me Turqinë. Nëse arrihet pakti me grekët, padyshim do ftohen marrëdhëniet me Turqit. Por nëse nuk kemi pakt, Athina mund të vërë në rrezik dhe negociatat me BE. Pra duket se konflikti do të përshkallëzohet.

Paraardhëse

Mbrëmë bisedë telefonike me Ramën, Nikos Dendias do vizitojë Tiranën! Në fokus, nga ligji i luftës tek ujërat territoriale

Pasardhëse

Çështja e kufirit detar me Greqinë, Ylli Manjani del me deklaratë të fortë: Anijet e luftës përdoren për dasma dhe suksesi matet me skrap të shitur

Pasardhëse

Çështja e kufirit detar me Greqinë, Ylli Manjani del me deklaratë të fortë: Anijet e luftës përdoren për dasma dhe suksesi matet me skrap të shitur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.