• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Propozimi i kryeministrit Rama për dialog mes palëve në Bjellorusi! Kryediplomati europian dhe ai kanadez japin mesazhin urgjent

26 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryediplomati europian Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne mbështesin propozimin e kreut të OSBE-së, Kryeministrit Edi Rama për ndërmjetësimin në dialogun për krizën në Bjellorusi.

Në një deklaratë të përbashkët ata theksojnë se, “ne, si miq të popullit të Bjellorusisë dhe mbështetës të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Bjellorusisë, qëndrojmë pranë dëshirës së popullit për ndryshime demokratike”.

“Ne i kemi shprehur qartë dhe në mënyrë të përsëritur qëndrimet tona në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit në Bjellorusi dhe pasojave të tyre. Zgjedhjet presidenciale nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Demonstratat masive në Minsk dhe në të gjithë vendin të dielën e 23 gushtit duhet ta bëjnë të qartë për autoritetet se tani është urgjente të fillohet një dialog kombëtar i hapur dhe konstruktiv për të gjetur një rrugë përpara në Bjellorusi”, – theksuan Borrell dhe François-Philippe Champagne në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratën e tyre Borrell dhe François-Philippe Champagne u shprehën se, “Bjellorusia ka detyrime ndërkombëtare, të cilat ne presim që autoritetet t’i respektojnë. Si një shtet pjesëmarrës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Bjellorusia është zotuar të mbajë zgjedhje vërtet demokratike dhe të mbështesë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore. Vetëm një proces paqësor dhe demokratik mund të ulë tensionet e situatës dhe të sigurojë zgjidhje të qëndrueshme”.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për të zgjidhur në mënyrë paqësore krizën. Kanadaja dhe BE do të vazhdojnë të jenë me popullin e Bjellorusisë dhe do të vazhdojnë të punojnë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që zërat e tyre të dëgjohen dhe të drejtat e tyre të mbështeten”, – përfunduan deklaratën e tyre kryediplomati europian Josep Borrell dhe ministri i Jashtëm i Kanadasë, François-Philippe Champagne.

Rama në rolin e kryetarit të OSBE-së ka shprehur gatishmërinë për të vizituar Minskun dhe për të zhvilluar bisedime më të gjitha palët politike në konflikt, propozim i cili është mbështetur nga SHBA dhe BE./ATSH

Paraardhëse

Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë, ja dhurata që i bëri Armina Mevlani aktores për djalin (FOTO)

Pasardhëse

Refuzimi i Topallit për t’iu bashkuar PD, gazetari i njohur del me reagimin e papritur: Nuk është aspak surprizë

Pasardhëse

Refuzimi i Topallit për t’iu bashkuar PD, gazetari i njohur del me reagimin e papritur: Nuk është aspak surprizë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.