• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Jemi me Greqinë”, Gjermania paralajmëron Turqinë

25 August, 2020
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjermania i bëri thirrje urgjente Greqisë dhe Turqisë të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre mbi pretendimet për të drejtën për të shfrytëzuar burimet natyrore në ujërat e Mesdheut lindor, duke paralajmëruar rrezikun e një konfrontimi ushtarak.

“Mesazhi i parë është se Gjermania dhe i gjithë Bashkimi Evropian është në solidaritet të fortë me Greqinë. Mesazhi i dytë po ashtu i rëndësishëm është se na duhen urgjentisht shenja të uljes së tensioneve dhe gatishmëri për dialog. Situata aktuale në Mesdheun lindor është bërë shumë e rrezikshme dhe incidenti më i vogël mund të çojë në një katastrofë e cila nuk mund të jetë në interes të askujt, veçanërisht një konfrontim ushtarak midis partnerëve të NATO-s dhe fqinjëve. Një zgjidhje detyruese dhe paqësore e mosmarrëveshjes përfundimisht do të arrihet vetëm përmes bisedimeve të drejtpërdrejta midis Greqisë dhe Turqisë”, – tha Heiko Mass, Ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Gjermania mban presidencën e radhës të BE-së dhe ministri gjerman, pas ndalesës në Athinë, do të udhëtojë edhe drejt Ankarasë. Ndërsa gjatë javës pritet edhe një takim mes ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët do të diskutojnë për tensionet në Mesdheun Lindor. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian deri më tani e kanë mbështetur Greqinë, por vendet e BE-së duket se kanë qëndrime të ndryshme për një kërkesë të Athinës për të vendosur sanksione ndaj Turqisë.

Një ditë më parë, Presidenti i Turqisë Erdogan akuzoi Greqinë se po “rrezikon sigurinë lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e kishte shtyrë Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të largohet lehtë”.

Paraardhëse

Shtatori 2020, çfarë do të ndodhë me politikën, SPAK, BKH dhe kush do jetë fituesi i zgjedhjeve 2021?

Pasardhëse

Lulzim Basha jep mesazhin e trishtë: Humba një mësues të vyer

Pasardhëse

Lulzim Basha jep mesazhin e trishtë: Humba një mësues të vyer

Diskutime rreth kësaj post



Kryesore

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

Nga lajme
27 May, 2026
0

Urime festa e Kurban Bajramit! Gëzuar këtë festë të shenjtë dhe për shumë vite me paqe, shëndet e begati! Urojmë...

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.