• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Greqia kërkon ndarjen e detit Jon me Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek: Shumë shpejt do të dalim me deklaratë zyrtare

25 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon dhe se për këtë do të ketë njoftime zyrtare të qeverisë.

Deklarata e tij u bë në Komisionin Parlamentar mbrëmjen e së hënës gjatë diskutimit të marrëveshjeve që arriti Athina me Italinë dhe Egjiptin për Zonat ekskluzive Ekonomike mes tyre.

Dendias ka kërkuar nga të gjithë një pozicionim të vetëm kombëtar duke bërë thirrje për të parë se çfarë deklaratash bëhen për marrëveshjet në fjalë në Turqinë fqinje. Sa u përket marrëveshjeve me Romën dhe Kajron kreu i diplomacisë greke i ka cilësuar ato të dobishme dhe të drejta.

I pyetur se cila ishte metodologjia e përdorur për të përcaktuar marrëveshjen e pjesshme me Egjiptin ai u përgjigj se marrëveshja nuk ndjek një metodologji specifike, por është një marrëveshje e përbashkët demarkacioni e bërë nga dy shtete sovrane.

“Përveç kësaj, ka shtuar ai, hapësira detare është 45% për Greqinë dhe 55% për Egjiptin, një përqindje që është afër asaj që u pasua në marrëveshje me Italinë, e cila është 46% për Greqinë dhe 54% për Italinë”.

Referuar marrëveshjes me Italinë, Ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se ajo është përfunduar në bazë të UNCLOS (ligjit ndërkombëtar te demarkacionit te zonave detare pas dakordësimit mes dy palëve si dhe ne baze te vijës se mesme të marrëveshjes së vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Italisë, si vije kufitare për ZEE mes dy vendeve .

Ndërsa në lidhje me marrëveshjen me Egjiptin, ai tha se Kajro ishte nën presion nga Turqia për t’u nënshkruar një marrëveshje se bashku ku do te merrte 30% me tepër ZEE shtesë. Pas 14 raundeve që zgjatën 15 vjet me Greqisë dhe Egjiptit, kohë gjatë së cilës u nënshkrua pakti turko-libian te cilin Athina nuk e njeh, të dy palët, ka thënë Dhendia, më në fund gjetën një zgjidhje qe është pranë qëllimeve te secilit shtet.

Gjatë seancës parlamentare te ditës se martë pritet me interes diskutimi i gjithë deputetëve te partive opozitare, te cilat kanë kritikuar sidomos marrëveshjen e qeverisë Mitsotakis për ZEE me Egjiptin.

Paraardhëse

Rritja e rasteve, Greqia diskuton të shtyjë hapjen e shkollave

Pasardhëse

“Vendi është në rrezik”, Lefter Maliqi ngre alarmin dhe lëshon thirrjen e fortë: Emergjent rrëzimi i Ramës

Pasardhëse

“Vendi është në rrezik”, Lefter Maliqi ngre alarmin dhe lëshon thirrjen e fortë: Emergjent rrëzimi i Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.