• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ndiqni shembullin e këtij djaloshi me thinja”, kryeministri Rama bën urimin emocionues për Pëllumb Xhufin

24 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama i uron ditëlindjen e 69-të historianit të njohur, Pëllumb Xhufi. Mes rreshtash, Rama shkruan se Xhufi “është një pikë referimi për historiografinë e ngatërruar mes Perëndimit dhe Lindjes, kontekstualizimin në këto dy botë të gjenezës historike të veçantë dhe përkatësive të shumëfishta të kombit shqiptar”.

Për këtë, kryeministri uron që më të rinjtë në moshë e në rrugën e ndërlikuar të Albanologjisë e të shkencave humane, të mësojnë sa më shumë e ta ndjekin shembullin e këtij djaloshi me thinja.

Postimi i plotë:

“#DHE100

PËLLUMB XHUFI, që sot mbush plot 69 vjet që nuk duken në portretin e tij prej djaloshi të thinjur, hyn padyshim ndër ata lëvrues të mirë të penës shqipe në lëmin e historisë, të cilët kanë vizatuar me përkushtim e kompetencë të spikatur rrugët e njohjes së të shkuarës së trazuar të këtij vendi.

Ai është një pikë referimi për historiografinë e ngatërruar mes Perëndimit dhe Lindjes, kontekstualizimin në këto dy botë të gjenezës historike të veçantë dhe përkatësive të shumëfishta të kombit shqiptar. Njohës rigoroz i gjuhëve dhe paleografive të vjetra padyshim, por edhe njohës i ditur dhe vëzhgues i mprehtë i skutave të labirinthit të diplomacisë në gjatësinë e disa shekujve, Pëllumb Xhufi ka aftësinë e spikatur të të treguarit të së shkuarës me gjuhën e të tashmes, përmes një pedagogjie hulumtimi që u jep bashkëkohësve pika referimi për të kuptuar dinamikën e “lojës” diplomatike, sidomos në momentet kur e shkuara ngre krye si aktualitet i debatueshëm.

“Përkthyes” i palodhur i dilemave të Arbërit, Pëllumb Xhufi ka një aftësi mbresëlënëse për të interpretuar rebuset e historive të vogla të Ballkanit, të njerëzve, komuniteteve, ngjarjeve të kohëve shumë të shkuara, duke na e lehtësuar vështrimin përtej mjegullave ballkanike, të cilat vazhdojnë të ushqejnë gjithëfarë gjysëm të diturish e sharlatanësh të mexhelisit të zhurmshëm shqiptar. Ai di të na e tregojë me goxha saktësi vendin që zënë bijtë e shqipes në historinë e tyre, të historinë e rajonit a të botës me të cilën u përzien, ata më të moçmit e ata më të afërtit me ne në kohë. Dhe më e pakta që mund të thuhet është që kjo nuk është pak, sidomos po të mbash parasysh pazarin e gjullurdisshëm të historiografisë shqiptare të dekadave që pasuan periudhën e gjatë e të zymtë, të historisë së shkruar sipas qejfit nga fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore. “Arbërit e Jonit”, “Shekulli i Voskopojës”, “Ikje nga Bizanti”, “Nga Paleologët te Muzakajt”, apo “Skënderbeu: Ideja dhe ndërtimi i Shtetit”, e të tjera akoma, përbëjnë një afresk të hatashëm në kapelën e tempullit të historiografisë shqipe.

E fundit po jo për nga rëndësia, personaliteti i Pëllumb Xhufit, meriton respekt edhe për tiparin e konseguencës qytetare, të cilën as politika aktive ku ai u përfshi për disa vite me instiktin e patriotit dhe me edukatën e shërbëtorit publik, nuk e zhbëri dot. Duke i uruar ditëlindjen dhe duke uruar që të tjera pjesë t’i shtohen afreskut mjeshtëror që ai ka krijuar, uroj me këtë rast që më të rinjtë në moshë e në rrugën e ndërlikuar të Albanologjisë e të shkencave humane, të mësojnë sa më shumë e ta ndjekin shembullin e këtij djaloshi me thinja.

#TëRRALLË” shkruan Rama.

Paraardhëse

‘Çmendet’ moti! Koha e keqe përfshin shtetin fqinj me ne, breshëri e stuhia shkatërrojnë gjithçka (FOTO)

Pasardhëse

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Basha: Shqiptarët duan një qeveri që ofron mundësi

Pasardhëse

Largimi i të rinjve nga Shqipëria, Basha: Shqiptarët duan një qeveri që ofron mundësi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.