• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rakacolli: Situata epidemiologjike e qëndrueshme! 3 masat që rrisin vigjilencën ndaj virusit

22 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, njëherazi drejtuese e Komitetit të Ekspertëve i ka bërë thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën ndaj koronavirusit.

Ajo tha se është e domosdoshme ruajtja e distancës, mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura dhe kujdesi për higjienën personale.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment.

Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me përpikmëri protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, – tha Rakacolli.

Ajo bëri edhe një bilanc të të prekurve në javën e shkuar, duke deklaruar se është regjistruar një mesatare prej 145 të prekurish në ditë.

Rakacolli u shpreh se situata epidemiologjike në vendin tonë u paraqit e qëndrueshme.

“Situata epidemiologjike në vend në javën e fundit paraqitet e qendrueshme. Sipas të dhënave javore rezulton se mesatarja e rasteve ditore është 145 raste.

Gjatë kësaj jave ka vijuar edhe rritja e testimeve bazuar në gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik.

Siç jeni në dijeni, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka liçensuar edhe subjekte jopublike për testimin.

Në testimet përfshihen testimet në strukturat publike dhe rastet për konfirmim diagnoze që rezultojnë të dyshuara ose pozitive në strukturat jopublike të liçensuara, sipas vlerësimit të IShP”, – tha Rakacolli.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitivë 156 raste të reja me Covid-19 nga 837 testime të kryera në total, ndërsa u regjistruan 5 viktima.

Paraardhëse

Zbulimi nga Turqia i “oqeanit” me gaz në Detin e Zi, nga kush u urua fillimisht Erdogan?

Pasardhëse

Regjistrohet fenomeni i rrallë! Meteorologët japin alarmin, dëborë në mes të gushtit (VIDEO)

Pasardhëse

Regjistrohet fenomeni i rrallë! Meteorologët japin alarmin, dëborë në mes të gushtit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.