• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kriza në Bjellorusi! Islami: Edi Rama është në një pozitë qesharake, ja çfarë do ti këshilloja

21 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në cilësinë e kreut të OSBE, ka kërkuar një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi për të zgjidhur situatën e krijuar përmes dialogut, pas zgjedhjeve.

Ish ministri i Jashtëm Kastriot Islami i ftuar në Fax News, duke folur për krizën në Bjellorusi theksoi se roli i Edi Ramës si ndërmjetësues, është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol.

Islami ngre pyetjen se “Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën, i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën?”.

Po ashtu ish-ministri shtoi se organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye, pasi duhet të ishte vetë objekt i moderacionit.

I pyetur nëse do ti jepte një këshillë kryeministrit Rama, i cili është në rolin e kryetarit të OSBE-së, Islami tha se duhet të jepte dorëheqjen, jo vetëm nga drejtimi OSBE-së po edhe i punëve në Shqipëri, pasi është i paaftë.

“Çështjet e politikës së jashtme janë shumë delikate sepse kanë të bëjnë me shtete të tjera dhe çdo shtet mban shënim se çfarë thuhet qoftë dhe në shtete të vogla siç është Shiqipëria.

Deri më sot është thënë që ka një krizë në Bjellorusi që ka ardhur pas zgjedhjeve të 9 gushtit. Ka ardhur shqetësimi nga BE dhe kryesisht nga Polonia e cila është fqinj me këtë shtet dhe ka ngritur shqetësimin. Polonia ka kërkuar pasi ka paraqitur një plan, ka kërkuar që OSBE të moderojë këtë krizë të ndërhyjë midis opozitës dhe presidentit për të gjetur një zgjidhje.

Lukashenko thotë se ka një tentativë nga jashtë dhe ka akuzuar perëndimin, dhe SHBA që ka orkestruar të gjithë këtë ngjarje. Nëse ngjarja është krijuar nga jashtë nuk mund të pranoj që pikërisht këto që kanë orkestruar ngjarjen të vijnë dhe të moderojnë dhe ka refuzuar kategorikisht moderacionin që mund të vijë nga OSBE me propozim të BE-së apo të Polonisë.

BE ka mbështetur dhe i ka dhënë mesazh OSBE-së, pasi OSBE është një mekanizëm i përbërë nga faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar. Duke qenë se merret me zgjedhjet, është mekanizmi më i përshtatshëm për të luajtur rolin e moderatorit.

Besimi ka ardhur i natyrshëm nga BE të ndërhyjë siç ka ndërhyrë dhe në raste të tjera, por është refuzuar nga Bjellorusia, ku ka thënë që nuk kemi nevojë nuk ka asnjë krizë që mund të zgjidhet nga jashtë.

Krijohet një trojkë, për zgjidhjen e krizës, ish-presidenca e OSBE-së, që ka qenë Sllovakia, presidenca aktuale që është Shqipëria dhe presidenca e ardhshme që do të jetë Suedia. Nëse ka kërkesë nga vendi ku ka krizë shkojnë këto të tre mbi bazën e një plani për zgjidhjen e krizës. Nuk i përgatit Edi Rama me kalamajtë platformën. Kryeministri i Polonisë i ka kërkuar OSBE-së që të dërgonte dhe njerëzit dhe platformën.

Edi Rama është në një pozitë qesharake për të luajtur këtë rol. Çfarë do të thoshte Lukashenko të shikonte atje përballë Edi Ramën i cili është hajduti më i madh i zgjedhjeve në të gjithë hapësirën. Organizata e OSBE-së është turp që ka një njeri si Edi Rama në krye që akuzohet ,imagjino se çfarë mund të thuhej për rastin e Shqipërisë.

Rama është një mizë e vogël përballë këtij buburreci. Lukashenko është sistematik në qendrimin e tij dhe nuk pranon asnjë lloj moderimi të jashtëm. OSBE do të ishte mirë të kërkonin moderacion. Do ti këshilloja të jepte dorëhëjen jo nga OSBE po edhe nga drejtimi i punëve në Shqiqëri. Edi Rama nuk është i aftë nuk është i zoti dhe nuk ka kapacitete për të kryer këtë lloj detyre. Është turp i madh dhe për OSBE-në, pasi vetë Edi Rama duhet të ishte objekt i moderacionit.” – tha Islami.

Paraardhëse

Prej 4 javësh betejë me COVID-19, ndërron jetë këngëtarja e njohur shqiptare

Pasardhëse

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Tërmet në Greqi, ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.