• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tritan Shehu shpërthen ndaj masave të marra nga Komiteti Teknik dhe lëshon thirrje e fortë: Ja çfarë duhet të bëjë urgjentisht Shqipëria

21 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, shprehet se nëse situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon me këtë menaxhim, në muajin tetor do të përballemi me katastrofën.

Ish-ministri theksoi për rubrikën ‘Opinion’ se duhet urgjent të rritet numri i testimeve, ku të bëhen edhe falas për qytetarët, të bëhet e detyrueshme maska në ambientet e mbyllura dhe të hapura, si dhe të nisin lëvizjet për sigurimin e vaksinës.

“Nuk janë rritur testimet publike, qëndrojnë aq sa janë, 500-550 në ditë. Kërkohet të falsifikohen të dhënat, të mashtrohet opinioni, duke deformuar. Jam i cuditur se si kolegët profesionistë pranojnë diçka të tillë. Po bëhet një dëm i madh për të mbuluar të vërtetën, që është numër i madh infektimesh në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një deformim të qëllimshëm të testimeve”, tha Shehu.

Pjesë nga intervista:

Pse është i ulët numri i testimeve në Shqipëri?

Testimi është bazë. Te ne kanë qenë që në fillim jashtëzakonisht të ulëta. Kjo pasi ka një irrecionalitet të plotë në ndjekjen, sidomos sot kur situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe që unë e shoh katastrofale për muajt në vijim. U bllokuan të gjithë laboratorët për të bërë testime dhe u la vetëm një. Ka dyshime të mëdha edhe për këtë laborat, dhe unë e di cfarë testesh ka përdorur. Në vendet e tjera u mobilizuan të gjithë laboratorët për bërjen e testeve.

Në këtë situatë, ku jemi? Sa vlen metoda ‘testo, testo, testo’?

Situata është shumë, shumë e rëndë. Është dhjetëra herë më e rëndë se kur u mbyll vendi. Këtu te ne mbyllja u bë vetëm për shoë, për të tregua superioritet ndaj njerëzve, dhe nuk u përdorën metoda inteligjente. Sot kemi një situatë më të rëndë, si pasojë e dështimit. Po e lamë kështu, rrezikojmë që në muajt tetor, nëntor të shkojmë në katastrofë. Duhet bërë gjithcka, që nga testimet. Duhen testime me 5-fishin e asaj që bëjmë sot, se do na duhet pastaj të shkojmë në 10 mijë teste në ditë, jo 2500. Duhen ndjekur të gjitha rastet, gjurmimi, të aktivizohet gjithë sistemi shëndetësor, mjeku i familjes.

Pra, elementi i parë është të shtohen testimet, të aktivizohet edhe privati, të bëhen testime për qytetarët gratis. Të krijohet një skenë e përbashkët public-privat. Duhet gjithashtu të vendoset maska, jo vetëm në ambiente të mbyllura, por edhe në ambiente të hapura. Duhet përcaktuar edhe lloji i maskave. Duhet të kontraktohen menjëherë dozat e vaksinës për qytetarët. Shqipëria duhet të sjellë gratis për popullsinë 2 milionë doza për gripin e zakonshëm, që të vaksinohen të gjithë për gripin, ashtu si dhe 2 milionë doza për Covid-19. Nëse presim të na e sjell vaksinën OBSH, ta dini se do jetë një radhë e gjatë.

Paraardhëse

“Mos e hap ore pis!” Erion Braçe publikon videon që nuk pritej dhe zbulon detajet ‘bombë’ për PD (VIDEO)

Pasardhëse

Çfarë profesioni do të zgjidhje të bëje nëse do të ndërroje karrierë? Moderatorja Jonida Shehu surprizon me përgjigjen

Pasardhëse

Çfarë profesioni do të zgjidhje të bëje nëse do të ndërroje karrierë? Moderatorja Jonida Shehu surprizon me përgjigjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.