• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kalo thirrje të rinjve: Koronavirusi s’po njeh më moshë, kujdes në urbane

19 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, vijon me apelin e tij ndaj qytetarëve që duhet të bëjnë kujdes në të gjithë këtë situatë. Kalo përmes një postimi në Facebook kritikon qytetarët, që vijojnë të mos respektojnë masat kundër koronavirusit, teksa shprehet se tani Covid-19 po prek edhe moshat e reja, madje po merr edhe jetë.

Ndër të tjera mjeku apelon ndaj policëve të Policisë Bashkiake në Tiranë, të cilët sipas tij, ushtrojnë kontrolle nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët.

Sipas mjekut, kjo nuk i vlen askujt dhe rënia në kënaqësi apo mos marja e masave nuk i shërbejnë përballjes së suksesshme me koronavirusin.

Postimi i plotë:

“Kohë kovidiane….18.08.2020….kontrollet e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, nuku i vlejnë askujt NËSE ato fshehin realitetin…..Rënia në kënaqësi dhe mos marja e masave nuku i shërbejnë përballjes së suksesëshme me sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….UNË jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, por sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska….

Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmëndur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjedhje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre….Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arësyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”….NË Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre…..

Infeksioni nga Sars-Cov2/covid nuku po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë nuku mungon por ligjin në këtë rast duhet ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe policija bashkiake duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban…..PUNË sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite demon-kraci…..flitet për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të pandërgjegjësuar…..act noë!!!” – ka shkruar Kalo.

Paraardhëse

Tensioni në Mesdheun lindor: Sinjale dialogu nga Qiproja greke, fqinji më i afërt i Turqisë

Pasardhëse

Gjithçka u zbardh papritur, mijëra grekë ngritën sytë nga qielli mbrëmë (VIDEO)

Pasardhëse

Gjithçka u zbardh papritur, mijëra grekë ngritën sytë nga qielli mbrëmë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.